Trajneri: I bej gjithmone llogarite me Skelen“Unë i bëj llogaritë në ekip, duke u nisur gjithmonë nga ai (Skela). Shpresoj se nuk ka humbur shumë fuqi. Ne kemi nevojë urgjente për pikë. Duhet të ecim në rrugën e duhur dhe të jemi të duruar”, -

Ervin Skela do të jetë regjisori i Energi Kotbusit në sfidën e vështirë kundër Këlnit. Trajneri i Kotbusit, Bojan Pransikar, nuk e fshehu kënaqësinë e rikthimit të mesfushorit 32-vjeçar shqiptar, i cili mungoi për shkak të gripit në ndeshjen e humbur të dielën e kaluar me Hamburgun, e treta rresht.
“Unë i bëj llogaritë në ekip, duke u nisur gjithmonë nga ai (Skela). Shpresoj se nuk ka humbur shumë fuqi. Ne kemi nevojë urgjente për pikë. Duhet të ecim në rrugën e duhur dhe të jemi të duruar”, - citohet nga mediat gjermane trajneri i Energi Kotbusit, Bojan Pransikar.
Ervin Skela, i cili sapo ka rinovuar edhe për dy sezone kontratën me Energi (me kushtin nëse Kotbusi qëndron në Bundesligë) është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës nga ish-Gjermania Lindore.
E Enjte, 19 Mars 2009