Trajneri Levi, në Hungari për të studiuar Debrecenin
Skënderbeu
Trajneri i Skënderbeut ka filluar përgatitjet për ndeshjen e 17 korrikut me kampionen e Hungarisë, skuadrën e Debrecenit. Stanislav Levi do të udhëtojë drejt Budapestit, ku do të ndjekë takimin Debrecen-Videoton, e vlefshme për superkupën e Hungarisë. Levi synon që të studiojë kundërshtarin dhe më pas të mendojë skemat që do të përdorë në dy takimet e vlefshme për turin e dytë eliminator të Champions League. Megjithatë, duke parë kundërshtarin, Skënderbeu i frikësohet sërish një eliminimi, pasi skuadra e Debrecenit ka dominuar kampionatin vendas vitet e fundit dhe në Europë është prezantuar denjësisht.
Trajneri Levi, në Hungari për të studiuar Debrecenin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip