E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gorilla Grajpel bën bis, Sërish rrëzime, ankth për Sagan

Gazeta Shqip

Tour de France

Gjermani fitoi etapën e pestë, duke mundur Goss dhe Haedo Kançelara ruan fanellën e verdhë

Andre “Gorilla” Greipel (Lotto Belisol) ka realizuar dopjetën, duke fituar edhe etapën e 5-të të Tour de France. Në linjën e tretë të malores së lehtë të Sain Quentin, sprintieri gjerman ka mundur Matju Gos dhe Huan Hoze Haedo. I pesti u rendit Kavendish. Kjo etapë ka përjetuar një arratisje të gjatë të Urtasun, Gyselink, Simon e Ladagnous, të nisur në kilometrin 0 dhe në 30 metrat finale, kur kishin krijuar iluzionin se do të mund të ishin ata fituesit. Sërish një rrëzim i frikshëm në krye të grupit, kur kishin mbetur edhe dy kilometra deri në finish, përfundoi në asfalt edhe Peter Sagan, por sllovaku është ringritur thuajse menjëherë dhe ka prerë në mënyrë të rregullt finishin. Ishte një sprint shumë i vështirë: një nga më të vështirët e karrierës sime, ka thënë Grajpel, menjëherë pas triumfit. Janë shumë i lumtur për fitoren e dytë radhazi. Ndërsa Peter Sagan u ngjit në pod me bluzën jeshile: Për fat nuk kam pasur probleme fizike, tha ai. Kam vetëm pak dhembje në krah dhe në fund të shpinës. Është e vërtetë: rrëzimet janë pjesë e zanatit tonë; por është e dyta ditë radhazi që ato vendosin sprintin final. Etapa e gjashtë e Tour de France është një tjetër mundësi për sprintierët e grupit. Rruga e Epernay-Metz prej 207.5 km paraqet në fakt një malore të madhe të kategorisë së 4-t, vend i cili ndodhet më shumë se 60 km nga finishi. Pjesa tjetër e etapës është e gjitha e sheshtë, të ndonjë kodre të vogël që nuk ka pjerrësi të madhe. Mark Kavendish është gjithnjë mbreti i sprinteve, edhe pse dje nuk mundi të bënte paraqitjen e duhur. Por gjermani Andre Grajpel ka demonstruar një formë të shkëlqyer dhe konditën për fitoren edhe sot, duke  kërkuar të bëjë tris. Alesandro Petaki, Tom Veelers e Matju Goss janë outsider-at me Sllovakun Peter Sagan në rolin e plangprishësit në kërkim të pikëve të nevojshme për bluzën jeshile. Në fund Hutaroviç e Haedo mund të tentojnë të bëjnë surprizën gjatë garës.

Etapa V

 

DJE

Çiklistët  Kohët

1. Andre Grajpel  (GER)    4:41:30

2. Matju Gos  (AUS)  4:41:30

3. Huan Hoze Haedo  (ARG)  4:41:30

4. Samuel Dumoulin  (FRA)  4:41:30

5. Mark Kavendish  (IOM)   4:41:30

6. Tom Veelers  (NED) 4:41:30

7. Oskar Freire  (ESP)     4:41:30

8. Alesandro Petaki  (ITA) 4:41:30

9. Sebastien Hinault  (FRA)     4:41:30

10. Johan Zhene  (FRA)     4:41:30

Klasifikimi i përgjithshëm

Çiklistët  Kohët

1. Fabian Kançelara  24h45’32”

2. Bredli Uigins     07”

3. Silvein Çavanel   07”

4. Tejay van Garderen 10”

5. Edvald B. Hagen   11”

6. Denis Mençov 13”

7. Kadel Evans  17”

8. Vinçenco Nibali   18”

9. Rider Hesjedal    18”

10. Andreas Klëden   19”

11. Bauke Molema     21”

12. Maxime Monfort   22”

13. Janez Brajkoviç  22”

14. Rein Taaramae    22”

15. Peter Sagan 23”

Gorilla Grajpel bën bis, Sërish rrëzime, ankth për Sagan burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›