Golat fantazmë, FIFA i jep Ok teknologjisë, por me gjyqtarë
Vendimi
Do të përdoret Syri i Falkoit në mbështetje të 5 gjyqtarëve
Një vendim historik: Ok- teknologjisë për të evituar golat fantazmë, por edhe përdorimi i gjyqtarëve të portës. Bordi i Futbollit Ndërkombëtar (IFAB), pas 3 orësh mbledhje në Zyrih, ka vendosur të adaptojë teknologjinë e ashtuquajtur Syri i Falkoit, për të shmangur dyshimin mbi golat fantazmë, por ka vendosur edhe instrumenti i teknologjisë do të jetë një instrument në mbështetje të pesëshes së gjyqtarëve, të përbërë nga arbitri kryesor, 2 gjyqtarët anësorë dhe dy të portës. Organizmi më i lartë në botë për futbollin ka theksuar se do të përfshihen elemente të teknologjisë, si detektori i vendosur në linjën e vijnë e portës, që do të ketë detyrën të shikojë nëse topi ka hyrë komplet ose jo, por nuk do të heqë dorë nga eksperienca pozitive e gjyqtarëve të portës. Syri i fajkoit do të përdoret në Botërorin për klube të programuar për në dhjetor në Tokio, në Kupën e ardhshme të Konfederatave 2013 dhe në Kupën e Botës, që do të luhet në Brazil në vitin 2014. Në planin e teknologjisë, FIFA ka promovuar të dy sistemet që kishin kaluar fazën e eksperimentimit: Syri i Falkoit, i bazuar te pamjet optike përmes telekamerave (6 për çdo portë), dhe GoalRef, që shfrytëzon fushat magnetike dhe topin me mikroçip. Vendimi, ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zherome Valke, është marrë në unanimitet të plotë. Kundër këtij vendimi ishte shprehur presidenti i UEFA-s Mishel Platini.
Botërori i klubeve
Testi i parë do të jetë në Botërorin për klube në Tokio
Golat fantazmë, FIFA i jep Ok teknologjisë, por me gjyqtarë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip