Trajneri Van Gaal: Holanda i ka mundësitë

“Messi është lojtari më i rrezikshëm, ai është në gjendje të krijojë dhe të shënojë vetë. Por kur ata humbasin topin ai nuk merr pjesë shumë në aksion, kjo na jep mundësi”. Kështu ka deklaruar trajneri holandez, Louis Van Gaal në kuadër të ndeshjes çerekfinale kundër Argjentinës. “Çfarë plani për ta ndaluar atë? Do ta shihni të premten, nuk do të them”, shtoi ish-trajneri i Ajax-it dhe Barcelonës.
“E njoh, por nuk di si ta ndaloj – pranoi Frenkie de Jong, bashkëlojtar i ‘Pulce’ për dy sezone – Ai ka bërë ndryshimin prej 15 vitesh, nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar atë”. Dueli Messi-van Dijk mund të jetë vendimtar për fatin e ndeshjes. “Është një nder të luajë kundër tij – pranoi qendërmbrojtësi i Liverpool – Por nuk jam unë kundër tij apo Holanda kundër tij. Është Holanda kundër Argjentinës. Askush nuk mund ta bëjë këtë vetëm, ne do të duhet të krijojmë një plan të mirë”.