Ekipet e Kategorise Superiore paralajmerojne turn-over
Edicioni i 59-te i Kupes se Shqiperise ne futboll do te zhvilloje sot takimet e kthimit te turit te trete. Ne kete tur perballen mes tyre skuadrat fituese te turit te dyte te cilat iu bashkuan 28 skuadrave te kategorise se pare dhe kategorise Superiore qe jane ndare ne dy grupe me nga 16 skuadra. Ekipet e Superliges pothuajse te gjitha e kane siguruar kualifikimin qe ne takimet e para dhe ndeshjet e sotme pritet te jene te lehta ku do te aktivizohen lojtaret e rinj te cilet gjejne pak hapesira ne kampionat. Ne grupin A ne takimet e para kane fituar pa probleme ne transferte tri ekipet e Superliges perkatesisht Dinamo 2-0 ndaj Luzit Tirana 1-0 ndaj Skraparit dhe Bylis 3-1 ne Lezhe ndaj Beselidhjes te cilat duket se do te kryejne thjesht nje formalitet ne ndeshjet e sotme ku pritet te aktivizohen lojtaret e rinj. Flamurtari nuk shkoi me tej se barazimi 0-0 ne takimin e pare ne Berat ndaj Tomorit ndersa Kamza fitoi 1-0 ndaj Partizanit ne nje takim qe megjithese cilesohej si transferte per Kamzen u zhvillua ne fushen e kesaj te fundit pas kerkeses se Partizanit. Nderkohe Ada e Velipojes kerkon te mbroje ne Fier fitoren 2-1 te takimit te pare ndaj Apolonise ne sfiden mes dy skuadrave te Kategorise se Pare. Ndersa takimi i pare mes Vlores dhe Shkumbinit nuk u zhvillua dhe skuadra peqinase fitoi ne tavoline 3-0 takimin kurse Kastrioti dhe Bilisht Sporti barazuan ne takimin e pare 2-2 dhe neser ne Kruje do te percaktojne te kualifikuaren. Ne grupin B nga skuadrat e Superliges ne takimet e para triumfuan ne transferte vetem Besa 3-0 ndaj Sopotit dhe Teuta 3-2 ndaj Mamurrasit. Nderkohe qe Skenderbeu barazoi 2-2 me Burrelin Vllaznia barazoi 1-1 me Terbunin ne Puke Elbasani barazoi pa gola ndaj Gramshit dhe Laci barazoi 1-1 me Memaliajn. Ndersa ne takimet mes skuadrave te Kategorise se Pare Luftetari barazoi 0-0 ne Gjirokaster me Gramozin ndersa Pogradeci fitoi 1-0 me Lushnjen. Pas ndeshjeve ne grupet respektive do te kualifikohen dy skuadra per cdo grup ndersa ne gjysmefinale do te hidhet short i lire. Finalja e kupes do te luhet me 8 maj 2011.
Rezultatet e takimeve te para
Grupi A
Dinamo - Luzi 2008 3-0
Tirana - Skrapari 1-0
Flamurtari - Tomori 0-0
Shkumbini - Vlora nuk u zhvillua
Kastrioti - Bilisht Sporti 2-2
Bylis - Beselidhja 3-1
Apolonia - Ada 1-2
Kamza - Partizani 1-0
Grupi B
Besa - Sopoti 3-0
Vllaznia - Terbuni 1-1
Teuta - Mamurrasi 3-2
Skenderbeu - Burreli 2-2
Elbasani - Gramshi 0-0
Gramozi - Luftetari 0-0
Lushnja ndash Pogradeci 0-1
Laci - Memaliaj 1-1