Trajneri i Dinamos Dalic, jep doreheqjen
Pas ndeshjes se djeshme derbi Partizani-Dinamo, trajneri Zlatko Dalic eshte larguar nga drejtimi i ekipit. Trajneri dha nje doreheqje te paralajmeruar, per shkak te dy humbjeve radhazi. Dalic ia paraqiti doreheqjen presidentit, Besnik Sulaj. Dalic ishte ne kontrate deri ne fund te ketij sezoni, por objektivi i Dinamos eshte cenuar me dy humbjet e fundit, c'ka e detyroi trajnerit te largohet, duke e prishur ne menyre te njeanshme marreveshjen. Sakaq, pas doreheqjes se kroatit qe e drejtoi Dinamon nga fillimi i sezonit, pritet te emerohet nje trajner vendas. Trajneri i dorehequr i Dinamos, Dalic, deri nje dite me pare ishte nder me jetegjatet e ketij sezoni, bashke me Mirel Josen e Elbasanit, Sulejman Staroven e Teutes dhe Agim Canajn e Vllaznise, qe vazhdojne te drejtojne ende ekipet e tyre.