E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana pret Shkumbinin dhe trajnerin Han

Ne stadiumin "Selman Stermasi", Tirana qe ndodhet ne vend te dyte, do te luaje sot ndaj Shkumbinit te Peqinit. Bardheblute, pas fitores qe shenuan ne ndeshjen derbi, do te kerkojne maksimumin e pikeve, per te mos thelluar diferencen me Vllaznine. Trajneri Agustin Kola beson se Tirana do te shpallet kampione e Shqiperise, por nuk mendon se sfida me peqinasit eshte e lehte. "Tirana ne ndeshjen derbi me Dinamon tregoi se eshte nje ekip i forte dhe pretendent kryesor per te fituar titullin," - theksoi Kola. "Por ndeshjet jane te veshtira dhe e tille eshte edhe perballja e radhes, ndaj Shkumbinit." Tirana nuk do te kete ne fushe kapitenin Muka dhe mesfushorin Devolli. Ndeshja, e cila do te luhet edhe ne prani te trajnerit kuqezi, pritet te jete e forte, sepse lojtaret synojne te pamunduren per te rene ne sy te hollandezit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›