Sulmoi me arme policine, pranga Sutit
Lac- Sulmi i armatosur ndaj patrulles se Policise se Kurbinit, dy jave me pare i ka kushtuar prangat nje prej "te forteve" te Lacit mengjesin e dites se djeshme. I shpallur ne kerkim qe prej dates 20 janar te ketij viti, Artur Suti, 27-vjec, eshte ndaluar pas nje operacioni te befasishem te bluve. Ne kerkim eshte shpallur edhe vellai tjeter i te dyshuarit, Gentian Suti, 30-vjec, ndersa te dy akuzohen per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative ne kushte cilesuese". Gjate operacionit 27-vjecari nuk ka bere asnje rezistence, duke u dorezuar pas 20 minuta negociatash. Dy vellezerit sulmuan patrullen me 3 efektive ne mesnate, ndersa u ishte kerkuar qe te ndalonin per nje kontroll. Pak ore para se te ndodhte ngjarja, Gentian Suti ishte ndaluar per "prishje te rendit dhe qetesise", pasi me motorin e tij xhironte gomat ne rruget e qytetit. Por pas lirimit dhe denimit me gjobe, Gentiani bashkohet me te vellane, Arturin dhe rinisin te xhirojne gomat, derisa jane perplasur me grupin e gatshem te policise, ndaj te cileve kane gjuajtur me arme tip pistolete. Ne patrullen e policise, gjendeshin ne sherbim efektivet Ilir Xheka, komandant grupi, Luan Topalli dhe Marjan Laska, qe per fat te mire nuk pesuan demtime trupore. Policia sekuestroi gjate aksionit edhe tre mjete.