E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Maincit: Hyka, ti vlen!

(ALBANIA SPORT) – Start si titullar, dy asistë dhe 55 minuta të bukura për Jahmir Hykën në miqësoren e fituar 5-1 nga Mainc 05 kundër Fortuna Dyseldorfit, e detyruar të mendohet trajnerin Tomas Tuchel, ky i fundit është shprehur në mediat gjermane me superlativa për interpretimin e mesfushorit shtatshkurtër shqiptar.
Hyka ishte në një ditë shumë të mirë, dyluftoi ndaj kundërshtarëve, vrapoi shumë dhe pati një temp të lartë edhe në driblime, madje arriti të driblojë edhe portierin Melka, kur dha pasimin e golit të tretë të realizuar nga Banse.
 
“Trajnerit të Maincit i bëri shumë përshtypje loja Jahmir Hykës në krahun e majtë të mesfushës, ku ai edhe përgatiti dy gola”, - shkruhej në faqen gjermane në internet Wiesbadener-kurier.de.
“Por, - thekson Tucher, - unë nuk dëshiroj ta lavdëroj shumë. Ajo që ai tregoi sot (gjatë ndeshjes së të enjtes) ishte shumë e mirë, por ne presim ta tregojë këtë në çdo ndeshje. Ai duhet të japë më të mirën në zonën e preferuar të tij dhe ai vetë të ketë pretendime më të larta. Gjithsesi, ai na vërtetoi se vlen. Sot bëri një hap të parë shumë të mirë, por pas vetëm 50 minutash nuk dëshirojmë që lëvdojmë shumë”.
Hyka në minutën e 55-të pati një dëmtim dhe u zëvendësua nga trajneri. “Nuk është asgjë serioze”, - deklaroi menaxheri i skuadrës, Aleks Shuster. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›