Trajneri i Marokut tregon çfarë i tha Jamal kur refuzoi të përfaqësonte kombëtaren afrikane

Komisari teknik i Marokut ka treguar në mediet spanjolle bashkëbisedimin me Lamine Jamal në tentativën që kishte bërë për ta grumbulluar në kombëtaren afrikane.
“Lamine Jamal është një yll i brezit të tij, të cilin tentuam ta afronim në Kombëtare, por për fatin tonë të keq nuk ishte e mundur. Ai u tregua shumë i ndershëm me mua dhe më tha se ndihej spanjoll pasi kishte luajtur me moshat e tyre për disa vite. Unë i prezantova planet që kisha dhe i fola për Kupën e Kombeve të këtij viti si dhe Botërorin e 2030-ës. Dy ditë pas bisedës më telefonoi dhe më tha se vendin e kishte marrë dhe se ndihej spanjoll”, tha Valid Regragui.