E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kërkon lirinë, shtyhet për në 23 prill seanca për Erjon Veliajn

Është shtyrë për në 23 prill seanca për Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në seancën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit do të merrte në shqyrtim kërkesën për lirimin nga qelia të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, por avokatët e këtij të fundit kërkuan kohë të njiheshin me aktet.

Seanca e radhës do të mbahet më 23 prill në orën 09:30.

Veliaj ndodhet në paraburgim prej më shumë se dy muajsh në Durrës, i dyshuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Veliaj ka kërkuar zëvendësimin ose revokimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, të konfirmuar më herët nga Apeli më 12 shkurt.

Ndërkohë, avokatët e tij pritet ta çojnë çështjen edhe në Gjykatën e Lartë, ndërsa SPAK do të paraqesë para gjykatës dhe informacionet mbi ecurinë e hetimeve dymujore ndaj Veliajt.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›