E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rast i izoluar, te merren masa ndaj ekstremisteve

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta ka denuar incidentin e ndodhur ne radhet e ushtrise greke, duke e quajtur te izoluar dhe duke u shprehur se ministria e Jashtme do te kontaktoje me autoritetet greke, jo vetem per te denuar rastin por edhe te merren masa ndaj elementeve ekstremiste sic i quajti ai. "Shume shpejt do te kemi dhe nje reagim zyrtar pasi po konsultohemi dhe me ambasaden tone dhe me palen greke lidhur jo vetem me evidentimin e asaj qe ka ndodhur po masat qe pritet te merren nga autoritetet greke ndaj ketyre elementeve ekstremiste qe kane fyer shqiptaret dhe qe synojne te nxisin nje vale urrejtjeje dhe konflikti per te cilat askush nga vendet tona nuk ka nevoje. Jam i bindur qe kjo do te jete ne kundershtim me frymen e pergjithshme te miqesise, bashkepunimit, harmonise midis dy popujve tane", - tha mbreme Meta per Alsat. Duke pasur parasysh edhe faktin qe ne kemi qindra mije shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Greqi jam i bindur dhe shpresoj qe ky incident shume shpejt do te ndeshkohet nga autoritete greke dhe do te izolohet", - vijoi Meta.
I pyetur se si e shpjegon faktin qe nje incident kaq i rende, erdhi ne nje parade ushtarake mjaft te rendesishme sic eshte dita kombetare e nje vendi, ne mes te Athines, Meta dha kete pergjigje: "Une nuk besoj se ky incident ka nje prapavije serioze politike. Elemente ekstremiste dhe te papergjegjshem mund te gjenden kudo per te krijuar incidente por une besoj se ndaj ketij incidenti do te ndermerren qendrime te duhura nga autoritetet greke dhe ne kete menyre besoj se nuk do te ndikoje ne rritjen e nje vale te re perplasjesh, deklaratash politike andej kendej".
Ne perfundim, Meta shprehu sigurine se "qeveria greke eshte e interesuar per te ndeshkuar keto incidente" duke shtuar se "nuk besoj se ekzistojne interesa per te demtuar klimen pozitive te marredhenieve mes Greqise dhe Shqiperise".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›