Trajneri i Skenderbeut Josa per perballjen ndaj Nefcit te Bakuse

Skënderbeu nuk ia ka frikën kampiones së Azerbajxhanit, Nefçi të Bakusë, ndaj së cilës do të luajë të martën në Champions.
Klubi azer ka buxhet më shumë se 7 milionë euro, por trajneri i korçarëve, Mirel Josa, është i qetë para përballjes në Baku.
Pa ekuivok, synimi do të jetë të arrihet ajo që bëri Kukësi në Europa League.
Kampionia e Shqipërisë ka humbur sulmuesin Plaku dhe ndonjë lojtar tjetër, ndërsa ndeshjet përgatitore në Austri më së shumti janë humbur, madje thellësisht. Por, Josa gjithsesi sheh nga turi i dytë eleminator.