E Diel, 1 Nëntor 2026

Turneu i futbolli nderkombetar per femijet

Pas gati 20 vitesh që kanë bujtur nëpër Europë, fëmijët shqiptarë kanë pasur rast të jenë mikpritës në vendin e tyre. Një turne futbolli për moshat nga 12 deri 14 vjeç u zhvillua në kompleksin e Tiranës “Skënder Halili”, me pjesëmarrje të 5 ekipeve vendase dhe skuadrës së një akademie holandeze nga qyteti i Apeldornit.
Shefi i sektorit përkatës në Federatë, Millan Baçi, thekson risinë.
Koordinatori i ekipit të akademisë Robur Velocitas, Jan Dicel, tregon përse holandezët janë në Tiranë. “Gjithçka filloi 5 muaj më parë kur folëm me Federatën Shqiptare. Ne donim të luanim ndaj ekipeve shqiptare të moshave dhe ja ku jemi këtu. Është hera e parë që vijmë të luajmë në Shqipëri, ndërsa unë kam qenë edhe kur Holanda fitoi 1-0 në Shqipëri, ndonëse ju luajtët më mirë. Jemi të kënaqur me kushtet e fushës. Do të luajmë edhe në Bathore dhe Lushnje”, tha ai. Gjashtë skuadra morën pjesë në aktivitet dhe fituese ishte Dinamo që luajti në finale ndaj holandezëve dhe triumfoi 2-0. Fushat në “Skënder Halili” ishin në gjendje shumë të mirë, ndonëse ndodhi që mungonte topi, që njëri nga trajnerët holandez kaloi gardhin për ta marrë ai vetë dhe që shpendët ishin disa herë vizitorë. Por, gjithsesi, Shqipëria organizoi një turne moshash dhe fëmijët u kënaqën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›