Trajnim specialistëve për fëmijët autik

"Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë" ka filluar trajnimin e specialistëve të Qendrës "Fluturo për Jetën" me metodat më bashkëkohore të trajtimit të fëmijëve të spektrit autik. Ky trajnim bëhet në kuadër të projektit: "Program Formimi në ndërhyrjet e sjelljes për terapistë fëmijësh me çrregullime të spektrit autik". Presidentja e fondacionit, Liri Berisha u shpreh se personeli në këto qendra ka aftësi të jashtëzakonshme pasi merren me kujdesin e këtyre fëmijve.
Projekti do të zbatohet në një periudhë 1 vjeçare gjatë së cilës specialistët e qendres do të trajnohen, mbikqyren dhe certifikohen profesionalisht nga eksperte amerikane te Autism Speks ne New York. Ne kuadër të këtij projekti do të hartohet një model trainimi në shqip i cili do të përdoret më pas për të trajnuar dhe certifikuar specialistë të qendrave të tjera në këtë fushe. Gjithashtu nëpërmjet këtij projekti "Fondacioni Fëmijët Shqiptarë" sjellje në Shqipëri modelin "STANDART" të trajtimit të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik si dhe do të realizojë ndërtimin e infrastrukturës për trajnimin në distancë të specialistëve.