E Diel, 1 Nëntor 2026

I biri i Bekim Fehmiut: Lumbardhi i Prizrenit do të jetë varri i babait tim

"Ai jetoi si samuraj dhe vdiq si një samuraj! Babai im shkoi me stil të madh, ashtu sikurse edhe jetoi. Unë jam i trishtuar sepse më mungon, por jam njëkohësisht i lumtur për shkak të tij... Kjo ishte dëshira e tij, dhe unë me gjithë zemër e respektoj dhe e mbështes".

Kështu është shprehur në një intervistë për gazetën serbe "Alo!", Hedoni, i biri i legjendës së filmit, Bekim Fehmiu, i cili të martën pasdite u gjet i vdekur në benesën e tij në Beograd.

Sipas djalit të tij dëshira e Bekim Fehmiut ishte që Lumbardhi i Prizrenit të jetë varri i tij.

"Gjithmonë i ka thënë nënës se kur të vijë ai moment, hiri i tij të shpërndahet në Lumbardhin e Prizrenit. E ka dashur atë qytet, ishte shtëpia e tij të dytë. është shpërngulur aty nga vendlindja e tij, Sarajeva. Pasi të përfundojë ceremonia, ne do të shkojmë atje për ta përcjellë në banesën e përjetshme", tregon dëshirën e familjes së tij, Hedoni.

Ai ndau kujtimet për babain e tij nga ditët e tij të fundit.

"Ai gjithmonë ka thënë që nëse nuk është vital, energjik me trup dhe shpirt, nuk dëshiron të jetojë. Dhe, nëse diçka e tillë i ndodh, do të shtie me një plumb në ballë! Ne gjithmonë nuk e kemi marrë seriozisht, duke menduar se është tepër romantik, por ai ka qenë gjithmonë konsekuent! Vitin e kaluar ka humbur dy motrat, për të cilat është shqetësuar. I ka parë se si vyshken sikur bimët, të vetëdijshme se jeta të cilin e kishin dashur ka kaluar, por nuk ka mundur t'u ndihmojë", thotë Hedoni.

Dhe, ai mban mend dëshirën e pashuar të babait të tij për jetën, e cila në fund të shkurtit u zhduk pothuajse brenda natës.

"Deri para katër muajsh, nuk ka pasur njeri më vital se ai. Kur vija nga rruga, m'i merrte çantat e mia dhe vetë i bartte deri në katin e nëntë. është kënaqur. Pastaj, pësoi një goditje në tru dhe çdo gjë ndryshoi. Ai ishte i pafuqishëm, u plak pothuajse brenda natës. Lëvizte dobët, fliste dobët, nuk ishte më i njëjti njeri, dhe këtë e ndjente. Nuk e ka dashur një fund të tillë...", kujton Hedoni.

Pasi me nënën e tij ka gjetur trupin e pajetë të babait të tij mbi krevat, Hedoni thotë se kanë përjetuar një "tobogan të ndjenjave".

"Nga ai shok, trishtim, dhimbje e deri te vetëdija se kishte kërkuar ashtu dhe për këtë shkak nuk duhet të vuajnë. Mund të flas për një vit, për të treguar se për çfarë do ta mbaj në mend. Ka aq shumë! Ai ishte një njeri i rrallë", thotë Hedoni.

Lajmi tragjik e ka gjetur një trashëgimtar tjetër të Bekimit, të birin Uliksi, në Amerikë.

"Ai ishte në shok më të madh! Nuk ishte pranë tij dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte", thotë Hedoni, i cili kishte dalë në aeroport për të pritur të vëllain.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›