"Pranverë Art", ekspozita e 4 autorëve të ndaluar të arteve pamore
Pas afro 40 vjetësh autorët e ndaluar të arteve pamore në Shqipëri rihapën një ekspozitë historike me të njëjtin motiv "Pranverë Art" në Muzeun Historik Kombëtar me prani të ndjeshme të publikut nga mbarë vendi si dhe turistët vizitorë të verës.
Tre piktorët mjeshtri i portretit Llazar Taçi,peizazhisti Luan Boriçi, piktori shëtitës Fatmir Carkanji, së toku me skulptorin e portreteve Qazimi Arifi na zbulojnë të pathënat mbi prurjet e sivjetshme në pikturë dhe skulpturë.
Skulptori Arifi është i mendimit se megjithëse iu ndalua në mënyrë indirekte pjesëmarrja nëpër ekspozita në vitin 1972, asnjëherë në studion e tij nuk rreshti së krijuari. Po kështu piktori Carkanji shprehet se privacion ka qenë deri vonë e drejta e shkollimit në degën e pikturës në Akademinë e Arteve të cilën e kreu në moshën mbi 40-vjeçare dhe vijon të pikturojë duke sjellë portretin e etnomuzikologut Ramadan Sokolit.
Ndërsa peizazhisti Taçi thotë se ka sjellë Divjakën dhe Korçën ndryshe në kuadrot e tij duke u frymëzuar nga motivet e baletit dhe mbrëmjes në qytetin e kalldrëmeve dhe vilave të vjetra.
Në finale mjeshtri portretit Taçi konkludon se pas motiveve intime të nipit Aron, dhe lojës së tri koteleve, vlerëson më tepër hyrjen në Muzeun Historik sesa në Galerinë Kombtare të Arteve si dhe harmoninë mes miqve të daltës e penelit.