Trajnime dhe pajisje nga SHBA për Aviacionin Civil Shqiptar

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Ndërlidhja, siguria në operim dhe siguria e aviacionit përbëjnë tri shtyllat themelore të bashkëpunimit mes Administratës për Sigurinë e Transportit të Shteteve të Bashkuara (TSA) dhe Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar (AAC).
AAC-ja bën të ditur se, dhurimi i një seti testesh nga Transportation Security Administration (TSA), i shoqëruar me trajnimin e specialistëve të Autoritetit të Aviacionit Civil, Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Albcontrol dhe Policisë së Shtetit, është një dëshmi konkrete e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe e angazhimit të përbashkët për të garantuar standardet më të larta të sigurisë për çdo pasagjer. Autoritetet shqiptare shprehin mirënjohje të sinqertë për TSA dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm. “Falenderojmë gjithashtu stafet e Autoritetit të Aviacionit Civil, Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Albcontrol dhe Policisë së Shtetit për profesionalizmin, përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre, që bëjnë të mundur një sistem aviacioni gjithnjë e më të sigurt, të besueshëm dhe në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtareptare të aviacionit civil, përmes dhurimit të një seti testesh dhe zhvillimit të trajnimeve për specialistët e sektorit, me synim rritjen e standardeve të sigurisë ajrore”, thuhet në njoftimin e AAC-së.
/e.xh/a.f/r.e/