Trajnimi, Lleshi: Partitë të bashkëpunojnë
Komisioni i Venecias: Gjeni konsensus për KQZ
Eksperti i Komisionit të Venecias i atashuar pranë KQZ-së kërkon gjetjen e zgjidhjes së ngërçit të krijuar në këtë institucion. Eksperti i Komisionit të Venecias që prej muajsh po asiston në të gjitha vendimmarrjet e KQZ-së, theksoi se partitë duhet të ndërgjegjësohen për rolin dhe detyrat e tyre në administrimin e zgjedhjeve. Kodi është reformuar dhe përmirësuar. Megjithatë, rekomandimi kryesor për zgjedhjet nuk ka pasur të bëjë me kodin, por me rolin dhe detyrat e partive politike, me anëtarët e tyre në të gjitha komisionet. Në mënyrë që të sigurojnë zgjedhjet e duhura në Shqipëri. Pra, çështja s’ka të bëjë me ligjin, por me zbatimin e tij e me vullnetin e mirë të partive që nëpërmjet zgjedhjeve të sigurojnë zgjedhje të ndershme, transparente dhe të pavarura. Ne si ndërkombëtarë nuk mund të ndërhyjmë në vullnetin e partive për të bërë atë që duhet. Tekefundit, zgjedhjet nuk janë për partitë, por për votuesit”, tha Konrad Olszeëski, këshilltar zgjedhor në Komisionin e Venecias. Ndërsa kryetarja e KQZ-së, duke folur gjatë një trajnimi të anëtarëve të KZAZ, kërkoi bashkëpunim mes partive për tu dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të drejta, dhe të pranuara nga të gjitha palët.
Trajnimi, Lleshi: Partitë të bashkëpunojnë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email