E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajtimi i kancerit ne pankreas

Kur Steve Jobs dha doreheqjen nga drejtimi i firmes Apple javen e kaluar ai tha se nuk mund ta kryente me  kete detyre me kerkesa ne rritje. Dihet se Jobs eshte trajtuar per kancer pankreatik shkak kryesor i  vdekjeve nga kanceri ne Shtetet e Bashkuara. Onkologet thone se kanceri ne pankreas eshte i veshtire per tu mjekuar sepse diagnostikohet me veshtiresi. Pankreasi ndodhet thelle ne bark dhe simptomat behen te dukshme vetem ne fazat e vona te semundjes.

Ne vitin 2004 Steve Jobs njoftoi se kishte bere nje operacion per heqjen e kancerit  ne pankreas - nje forme e bute dhe e rralle e semundjes e quajtur qelize e vecuar  tumori neuroendokrine.

Kjo forme perben rreth 5 perqind te te gjithe kancereve pankreatik dhe prek qelizat qe prodhojne hormonet per te kontrolluar nivelin e sheqerit ne gjak. Me vdekjeprurese dhe me shpesh kjo forme shfaqet ne qelizat eksokrine te pankreasit qe prodhojne enzima te cilat ndihmon tretjen e ushqimit.

Pankreasit eshte nje gjender 15 centimetra e gjate prapa stomak dhe poshte melcise. Kanceri ne pankreas mund te jete i veshtire per tu diagnostikuar pasi ne fazat e para nuk ka simptoma te dukshme. Dr Khaled el-Shami eshte onkologjist - specialist per semundjet e kancerit - ne qendren mjekesore te universitetit George Washington ne kryeqytetin amerikan.

Per kancerin ne pankreas nuk ka analiza sic jane  mamogramet per zbulimin e kancerit te gjirit apo analiza e gjaku per kancerin e prostates.

Pese vjet pas operacionit per heqjen e tumorit Steve Jobs kreu nje transplantim te melcise.

Rreth pese muaj me pare kam patur nje transplantim te melcise. Keshtu qe une tani kam melcine e nje personit 25 vjecar.

Dr. el-Shami thote se nuk eshte gje e papritur nese kanceri ne pankreas  rikthehet.

Tumoret neuroendokrine priren per tu perhapur nga melcia ne pankreas dhe heqja e kancerit nga melcia  mund te rezultoje ne permiresimin e pacientet. Transplantimi i melcise eshte nje menyre radikale e heqjes se kancerit ne melci.

Por Doktor el-Shami paralajmeron se transplantimi nuk eshte formule magjike.

shte trajtim i balancuar midis heqjes se nje pjese te madhe te melcise dhe rrezikut te dobesimit te sistemit imunitar. Dobesimi i ketij sistemi mund te nxise rikthimin e kancerit ose shfaqjen e tumoreve te rinj.

Nje transplantim i organeve ul imunitetin i cili mund te hape dyert per probleme te reja.

Dr Mateu Walsh eshte Kryekirurg  ne Kliniken e Klevelandit.

Kanceri  eshte nje semundje  qe priret te rishfaqet dhe perhapet ne organe te tjera dhe njeriu vdes nga semundje te tilla.

Dr. Walsh thote se Steve Jobs mund edhe te kishte patur pasoja nga operacioni.

Ne aspektin e te ushqyerit - ndoshta diabet - nese nuk merrni te gjitha enzimat pankreatike  ju do te humbni peshe sepse nuk merrni te gjitha yndyrnat thelbesore dhe keshtu nje pjese e asaj qe Steve Jobs po kalon eshte pasoje e operacionit. Plus ai ka kryer nje transplantim te melcise cka dobeson imunitetin gje qe mund te ndikojne ne rishfaqjen e tumorit.

Dr el-Shami thote se disa lloje te kancerit te pankreasit mund jane gjenetike te trashegueshem. Pirja e duhanit dhe perdorimi i alkoolit jane te lidhura me kete semundje. Por ai thote se ne shumicen e rasteve shkaqet mbeten te panjohura.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›