E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook, foto më të mëdha

Facebook, që është bërë një nga faqet me më tepër foto në rrjet, ka dhënë lajmin në një blog se do të bëhen disa ndryshime në shfaqjen e fotove. Ato do të ndryshojnë përmast nga 720 pixel në gjerësi do të kalojnë në 960 pixel. Gjithashtu do të ndryshojë edhe sfondi, nga i zi do të bëhet i bardh, i cili me sa duket e vë më në dukje foton.

Sipas Facebook, tashmë fotot ngarkohen dy herë më shpejtë se më parë, por nuk jep sqarime si është bërë i mundur ky ndryshim.

Ndryshimi më i madh në shfaqjen e fotove në Facebook, erdhi në shtator të vitit 2010, kur u vendos sfondi i zi dhe mundësia e ngarkimit të fotove me gjerësi deri në 2048 pixel (por që nuk shfaqeshin në ato përmasa). Ndryshimi bëri që në Facebook të shkëmbeheshin foto të cilësisë së lartë.

Kjo ka qenë një javë e rëndësishme për Facebook. Të martën rrjeti social publikoi disa ndryshime në kontrollin e privatësisë për sa i përket shfaqjes së fotove, së shpejti do të keni mundësin ti aprovoni fotot para se ato të shfaqen në profilin tuaj.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›