Së shpejti një Apple TV
Sipas disa drejtuesve në Apple, të cilët kanë dëshiruar të mbeten anonim, duket se kompania do filloj të prodhoj edhe televizorë. Televizorët e rinj do të përdorin si sistem operativ iOS.
Analistët besojnë se një Apple TV mund të jetë gati në fund të vitit 2012 ose në fillim të 2013-ës.
Cmimet e ekraneve LCD kanë pësuar një rënie të konsiderueshme falë rritjes së prodhimtarisë, prandaj edhe cmimet e produkteve që i përdorin janë në rënie të vazhdueshme. Besohet se Apple dëshiron të nxjerrë në treg televizor 15 apo 19 polc “touchscreen” duke shfrytëzuar cmimet e lira të ekraneve LCD.
Apple prej kohësh ka nxjerrë dy produkte të quajtur Apple TV, të cilat përdoren për të lidhur në rrjet televizorin dhe për të parë përmbajtjen e YouTube apo për të dëgjuar muzikë nga iTunes. Por televizori me sistem operativ iOS do të jetë më tepër si një iPhone apo iPad.
(a.h/BalkanWeb)