E Diel, 1 Nëntor 2026

Traktati i Atlantikut te Veriut Arben Imami Vitin tjeter do te nisim ekip mjekesor ne Afganistan

Ne Asamblene e Pergjithshme te 57-te te Shoqates se Traktatit te Atlantikut te Veriut ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka renditur disa nga kontributet e dhena te ushtrise shqiptare ne misionet paqeruajtese. Gjate fjales se tij kreu i Ministrise se Mbrojtjes ka pohuar se vitin e ardhshem vendi yne do te kete nje ekip mjekesor ne Afganistan si kontribut thjesht ushtarak i cili synon per te realizuar stabilitetin duke krijuar kapacitetet policore dhe ato ushtarake.
Shqiperia eshte nje kontribuese e madhe ne luften kunder terrorizmit ne rang global nenvizoi nder te tjera ministri Imami. Me tej sipas kreut te Ministrise se Mbrojtjes qe prej vitit 2003 Shqiperia ka qene pjesemarrese ne te gjitha angazhimet e kerkuara nga nderkombetaret dhe me se fundi edhe ne Afganistan.Ndersa ka premtuar se vendi yne do te jete kontribues ne misione paqeruajtese. Ne kete aktivitet i cili ka nisur nga data 13 deri me 16 nentor 2011 jane te pranisheme organizatat kombetare te rreth 43 vendeve anetare e partnere te NATO-s perfshire ketu edhe Keshillin Atlantik te Shqiperise i cili drejtohet nga zv.ministri i Mbrojtjes z. Arjan Starova.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›