Vlore ne pranga shtetasi grek per trafikim droge
Ne portin e Vlores eshte identifikuar automjeti tip autoveture e markes KIA Shuma me targa greke YHZ 6400 dhe me pas i drejtuesit te ketij mjeti me te cilin dyshohej se do te trafikohej lenda narkotike ndaj te cilit eshte kryer nje kontroll i imtesishem.
Nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se brenda ne automjet ne pjesen e prapakolpit ne pjesen e bagazhit dhe ne veshjet e brendshme te dyerve te tapicerise ishin fshehur 242 pako me lende te dyshuar narkotike e presuar te mbeshtjella me natriban te bardhe. Pesha e tyre ishte 34 kg dhe llojit Cannabis Sattiva
Menjehere u be arrestimi ne flagrance i drejtuesit te mjetit shtetasit Jordanis Panajotis Savvoulidis vjec 23 banues ne Athine Greqi me shtetesi e kombesi greke.