E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tranpsortet kundërshtojnë akuzat e Shalsit: Lejet për Farkën, ligjore

Tiranë, 24 korrik NOA-Ministria e Punëve Publike e Transporteve i ka kthyer përgjigje akuzave të nënkryetarit të bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi mbi lejet e ndërtimit në zonën e Farkës miratuar nga KRRTRSH.

Sqarojmë se vendimet e KRRTRSH-s për zonën e Farkës kanë qënë tërësisht në përputhje me Masterplanin dhe studimin e miratuar  më parë për këtë zonë.

Për më tepër, në vendimet e KRRTRSH-së është kufizuar edhe më tej densiteti, por edhe lartësia e ndërtimeve në këtë zonë.

E sigurojmë z. Shalsi që kriteret me të cilat operon  KRRTRSH-ja  janë vetëm ligjore dhe nuk ngjajnë aspak me procedurat e institucionit që zoti Shalsi përfaqëson, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Nënkryetari i bashkisë i cilësoi këto leje si dëm që po i bëhet të ardhmes së kryeqytetit.

m.i/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›