Rrogat, ja njerëzit më të paguar në Shqipëri

Edhe pse duke u krahësuar me pagat e politikanëve në botë, rrogat e udhëheqësve të të shtetit shqiptar janë të ulta, përballë atyre të Ballaknit ato mbeten në nivele të mesatare. Për rolin që kanë politikëbërësit në Shqipëri janë të vlerësuar. Por cili nga ata merr stimulin më të madh me anë të parëve në vend për punën që bën? Në krye të listës renditet Ardian Fullani, guvernatori i Bankës së Shqipërisë i cili merr rreth dyfishin e rrogës së presidentit apo kryeministrit. Rroga e tij rezulton të jetë rreth 500 mijë lekë të rinj.
I dyti renditet presidenti i Republikës Bamir Topi, ai vlerësohet për punën dhe rolin e tij në shteti shqiptar me 250 mijë lekë të rinj.
Pas tij vendin e ka kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli me 223 mijë e 600 lekë, një rrogë më të lartë edhe se kreu I qeverisë Sali Berisha që zë vendin e 4-ët duke u paguar me 202 mijë e 800 lekë.
Ndërkaq që lista më tej vazhdon me ministrat të cilët marrin 169 mijë e 364 lekë, dy nënëkryetarët e kuvendit Ylli Bufi dhe Neritan Ceka të cilët paguhen 167 mijë e 828 lekë, dhe pas tyre deputët me 145 mijë e 548 lekë. Vendi i 8-të dhe i nëntë është për këshillatrët dhe zvministrat të cilët kanë një pagë prej 134 mijë e 160 lekë.
Numri dhjetë dhe i fundit për këtë listë është kryetari i Bashkisë Edi Rama, paga e të cilit figuron të jetë më e ulta në këtë listë, Edi Rama paguhet 114 mijë e 400 lekë për rolin që ka në Bashkinë e Tiranës.
Jo më larg se një ditë para edhe revista angleze Forbes bëri publike rrogën e që kishin të gjithë drejtuesit e shteteve në botë.