Publikon strategjinë 2009-2011
24/07/2009 Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë ka publikuar strategjinë afatmesme të zhvillimit për periudhën 2009-2011. Sipas kësaj strategjie, energjitë do të përqendrohen për të ideuar dhe zbatuar politika monetare që sigurojnë stabilitetin e çmimeve dhe besimin mbi paranë vendase, por edhe efektivitetin e sistemit bankar në Shqipëri. Sipas dokumentit të bërë publik, gjatë tre viteve të ardhshme synimi do të jetë përafrimi i shpejtë institucional, ligjor dhe rregullativ me Bankat Qendrore, anëtare të Sistemit Evropian. “Strategjia e Zhvillimit të BSH-së ka në qendër të objektivave të saj stabilitetin e çmimeve të konsumit, të sistemit bankar si dhe funksionimit efikas të sistemit të pagesave në të gjitha elementet e tij. Vetë BSH-ja, në tre vitet që vijnë mbetet e angazhuar për të konsoliduar arritjet e deritanishme, thellimin e mëtejshëm të reformave të ndërmarra, duke siguruar një rol të rëndësishëm në rritjen e mëtejshme të mirëqenies ekonomike dhe financiare të shqiptarëve”,- shprehen ekspertët e institucionit mbikëqyrës bankar.