Transferimi i studimeve, kriteret që duhet të plotësoni
TIRANE - Ndryshimi i degës së përzgjedhur, por edhe transferimi i studimeve është një mundësi e mirë, e cila shfrytëzohet nga të rinjtë. Po ashtu këto vitet e fundit po vihet re se kjo praktikë po ndiqet edhe nga shumë studentë që një pjesë të studimeve i kanë bërë në universitete jashtë shtetit. Kryesisht pjesa më e madhe e studentëve që kanë kërkuar transferimin e studimeve vitin e shkuar në Universitetin Politeknik të Tiranës kanë qenë studentë që ktheheshin nga Italia por edhe nga shtete të tjera, kjo për shkak edhe të situatës ekono-mike. "Transferimi i studimeve vitin e shkuar u plotësua në pjesën më të madhe nga studentë që ktheheshin nga jashtë shtetit, kishin bërë një apo dy vite në universitete të huaja, për arsye të ndryshme, por edhe për shkaqe ekonomike janë detyruar kthehen në vendin e tyre. Kjo është një mundësi e mirë që të mos u digjen vitet e shkollimit", - sqaron një prej specialisteve që UPT, që merret me dokumentacionin e kandidatëve që aplikojnë për transferim studimesh.
Sipas saj, procedurat për transferimin e studimeve si rregull fillojnë të paktën tre muaj para fillimit të vitit akademik dhe përfundojnë një javë para fillimit të vitit akademik. Me Kartën e Bolonjës, studentët shqiptarë tanimë kanë mundësinë t'i transferojnë studimet e tyre duke lëvizur nga një universitet drejt tjetrit, brenda dhe jashtë vendit. Në kërkim të një përvoje të re, të një diplome më me vlerë apo të programeve që i afrojnë më shumë me tregun e punës. Shumë prej të rinjve shqiptarë kanë nisur ta praktikojnë këtë eksperiencë akademike. Studentë nga universitetet publike lëvizin drejt atyre private dhe anasjelltas, apo nga universitetet vendase drejt atyre të huaja. Procedura qëndron në njohjen e krediteve dhe përputhshmërinë e programeve, ndërsa hapi tjetër është ekuivalentimi i tyre. Ky proces, që të jetë i vlefshëm, sigurisht duhet të ndodhë sipas rregullave të vendosura nga Ministria e Arsimit, por edhe nga vetë universitetet. Bëhet verifikimi përkatës dhe studenti mund të nisë aty ku i ka ndërprerë studimet.
A. KRITERET:
1. Studenti duhet të ketë grumbulluar nga Matura Shtetërore sasi pikësh më të larta se pragu minimal i pikëve që është arritur në programin e studimit të kërkuar në vitin përkatës.
2. Studenti duhet të ketë fituar jo më pak se 30 kredite në programin përkatës të studimit.
B. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM:
1. Kërkesë individuale me të dhënat personale, universitetin dhe programin e studimit që ndjek, arsyen e transferimit të studimeve, programin e
studimit që kërkon të vazhdojë, pika kontakti (adresë, telefon, email, etj).
2. Karta e studentit ose çdo dokument tjetër ku të vërtetohet që ka statusin e studentit në universitetin nga vjen.
3. Vërtetim në lidhje me programin e studimit dhe kursin ku ka qenë i regjistruar, vitin akademik që ka ndërprerë studimet.
4. Listën e detyrimeve të shlyera, kreditet dhe notat e fituara për çdo detyrim.
5. Planin mësimor dhe programet e lëndëve që ka likuiduar.
6. Vërtetim për pikët e fituara në Maturën Shtetërore.
7. Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme.
8. Për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit, dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri.
9. Dokument identifikimi (kopje e noterizuar e kartës së identitetit ose pasaportës).
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose të noterizuara.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)