E Diel, 1 Nëntor 2026

Bayern Munchen mbreti i Evropës, gjermanët fitojnë kurorën e pestë

bayern1Pas dy finaleve të dështuara gjatë tre viteve Bayerni i Mynihut është shpallur kampion i Champions League, duke mundur 2-1 Borussia Dortmundin. Pas një seri fitoresh, me Barcelonën dhe ngritjen e titullit në Gjermani, bavarezët kanë rrëmbyer edhe trofeun më të rëndësishëm në Evropë, duke treguar se tani janë ata mbretërit.

Finalja e Uemblit nisi me një ceremoni spektakolare hapjeje, duke simbolizuar betejën me shpata mes dy tribuve. Me pas loja nisi me egërsi nga të dyja ekipet. Ishte Dortmundi që filloi të vite në vështirësi disa herë kundërshtarin, ndërsa nuk munguan edhe rastet e bavarezëve.

Fillimisht godet Blazhikovski, por pa rezultat. Ndërsa më pas Levandovski tenton nga larg, por Nojer ndodhet në portë për të mos lejuar asnjë gol. Sërish janë verdhë e zinjtë ata që këmbëngulin, këtë herë me Groskrojc që gjuan nga 20 metra, por nuk ka sërish gol. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola, ndërsa në të dytën kemi një Bayern më këmbëngulës.

Ashtu si gjithnonë, Robben, merr topin dhe të gjithë prisnin goditjen e tij, por këtë herë ai pason për Mandzukic, i cili shënon me portën bosh. Goli ndez Uemblin, por gëzimi zgjat vetëm pesë minuta, sepse Dante shkakton një njëmbedhjetëmetërsh me ndërhyrjen ndaj Rojs. Është Ilkai Gyndogan që nuk gabon nga pika e penalltisë, duke barazuar gjithçka.

Loja vijon me të njëjtat ritme dhe të gjithë po përgatiteshin për minutat shtesë, por i furishmi Robben arrin të rrëmbejë një top të Ribery dhe pasi kalon tre lojtarë dërgon topin në rrjetë dhe i jep fitoren bavarezëve. Me këtë riumf ata rrëmbejnë trofeun e pestë të Ligës së Kampionëve.

Bayern Munchen, kampion i Champions League

Bayern Munchen, kampion i Champions League ◄ Back Next ► Picture 1 of 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›