E Martë, 3 Nëntor 2026

Transformimi i ‘Metalurgjikut’, Rama: Pjesë e projektit edhe Korporata Shqiptare e Investimeve

TIRANË, 28 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e projektit për transformimin e Parkut Metalurgjik në Elbasan, i cili nga një trashëgimi industriale do të shndërrohet në një hapësirë të gjelbër, e cila do të hapë perspektiva të reja për qytetin duke e kthyer në epiqendër të inovacionit dhe zhvillimit, si një qendër e energjisë së pastër, prodhimit të avancuar dhe teknologjisë së qëndrueshme.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se edhe Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) do të jetë pjesë e këtij projekti.

“Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) do të jetë pjesë e këtij projekti sepse patjetër për gjithë sa u prezantua do të jetë shumë e rëndësishme që edhe pala shtet përmes instrumenteve të vet të jetë e pranishme dhe të planifikojë edhe pjesën e vet të investimeve që do të bëjë këtu. Këtu duhet të ketë vend dhe arsye për të gjitha kategoritë dhe moshat që të vijnë në këtë territor jo vetëm fabrika, jo vetëm zyra jo vetëm biznes , por edhe kulturë edhe sport edhe argëtim për fëmijët janë të gjitha mundësitë që kjo të bëhet”, u shpreh Rama.

Duke ju drejtuar dy ministrave, ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Maznikut dhe Kryetarit të bashkisë Elbasan Gledian Llatja, Rama tha se “ne kemi shumë të nevojshme që nga ana juaj të na bëhet me dije, prandaj na duhet të krijojmë këtë tryezë të përbashkët dhe orientimi im për të dy ministrat është që ta mundësojnë një gjë të tillë, që ne të na bëhet me dije çdo plan që keni sepse ju jeni këtu”.

“Ne duam që kjo rrugë të nisi nga ju, nga planet tuaja, çfarë planesh keni për zgjedhimin, çfarë investimesh keni në plan të bëni për më tutje. Cilët kanë në plan të zgjerohen, cilët s’kanë plan të zgjerohen për kanë kërkesa të tjera, në mënyrë që ne me këto të dhëna, apo më saktë këto të dhëna ti përfshijmë  në bazën e përgjithshëm të të dhënave për tu lëshuar në konceptimin dhe realizimin e këtij masterplani”, tha Rama.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›