Transformimi i pabesueshëm i Jordin Sparks (FOTO)
Share
Ajo u bë e njohur në vitin 2007, pasi fitoi American Idol dhe tashmë konsiderohet si një prej zërave më të mirë të muzikës. Por, Jordin Sparks ka pasur gjithmonë një problem: peshën e saj.
Problem që këngëtarja 22-vjeçare e ka tejkaluar dhe tashmë është shfaqur pa komplekse me bikini në kopertinën e revistës Shape.
Jordin ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm gjatë kësaj kohe, duke humbur plot 22 kilogramë, falë ushtrimeve dhe dietave të ndryshme. Tashmë ajo thotë se ndihet e lumtur.



