E Diel, 1 Nëntor 2026

AP: Shqipëria miraton reformën zgjedhore pas presionit të opozitës dhe BE

Share

Associated Press

Shqipëria ka miratuar reformën zgjedhore pas presionit të Bashkimit Europian dhe akuzave të opozitës se votimet e kaluara janë manipuluar.

Ligjvënësit miratuan ndryshimet me 127 vota pro dhe 2 kundër. Amendimet do mundësojnë më shumë transparencë në përzgjedhjen e zyrtarëve kyçë të komisionit zgjedhor dhe do të prezantojnë për herë të parë kontrollin dixhital të identitetit të votuesve në kryeqytet, Tiranë. Parlamenti po ashtu miratoi një projekt pilot për kompjuterizimin e numërimit të votave në Fier.

Ndryshimet, që do të aplikohen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare planifikuar në vitin 2013, vijnë pas një kërkese kyçe për reformën zgjedhore nga Bashkimi Europian, ku Shqipëria shpreson të anëtarësohet. Por nuk adresohet kërkesa e partive të vogla për një sistem kombëtar proporcional. Partitë e vogla thonë se sistemi aktual rajonal ua bën shumë të vështirë përfaqësimin në parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›