E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet PS, pritet qëndrimi ndaj Spahiut dhe Metës

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. E dyta në radhë për 2012, kjo mbledhje pritet të përcaktojë qëndrimin e grupi parlamentar socialist lidhur me shkarkimin e zv, kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu, me kërkesë të grupit demokrat.Krahas kësaj cështje një tjetër pikë e rëndësishme do të jetë dhe qëndrimi ndaj kreut të LSI-së, Ilir Meta pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë për pafajësinë e tij.

Nesër nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njëkohësisht dhe kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu do të përballet me Kuvendin e Shqipërisë.24 orë pas kërkesës së Kryeministrit Berisha për shkarkimin nga funksioni i nënnkryetarit në KLD, Spahiu, Komisioni i ligjeve do të mblidhet nesër për komisionin hetimor. Zv-kryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu do ti nënshtrohet një seancë dëgjimore , e cila do të startojë në 09:30, të ditës së nesërme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›