Transmertimi i kasetave të partive, KQZ: E detyron Kodi Zgjedhor
Tiranë- Pas reagimit të grupeve të gazetarëve kundër vendimit të fundit të KQZ-së për transmetimet e fushatës elektorale, KQZja ka reaguar sot përmes një konference për shtyp ku thotë se vendimi i datës 03.06.2013 është keqinterpretur e se ai është i bazuar tërësisht në nenet e Kodit Zgjedhor.
KQZ-ja Për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në Radio / Televiozionet private, bazuar në materialet e vëna në dispozion nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013 e ka marrë në përputhje me Kodin Zgjedhor. KQZ në mënyrë eksplicite ka cituar pikën 1 të nenit 84 të Kodit Zgjedhor.
Neni 84, pika 1, parashikon se informacionet mbi aktivitetin e fushatës zgjedhore, që përgatiten dhe transmetohen në edicionet informative, bazuar në materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore duhet te identifikohen qartë në përputhje me disa udhëzime të KQZ-së.
KQZ me vendimin nr. 503, datë 3.06.2013, ka zbatuar detyrimin qe kodi zgjedhor i ngarkon për të nxjerr udhëzime në lidhje me menyrën se si subjektet zgjedhore duhet të përgatisin materialet për informacionin e fushatës zgjedhor, të cilat ja vënë në dispozicion operatorëve radiotelevizive private,-tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.
Sipas KQZ-së partive politike të drejtën të përgatisin materiale për pasqyrimin e fushatës zgjedhore dhe këto materiale tia vënë në dispozicion radiotelevizioneve private ua jep kodi zgjedhor dhe institucioni më i lartë zgjedhor në vend.
KQZ me këtë vendim në zbatim të Kodit Zgjedhor vendos vetëm disa udhëzimë që garantojnë identifikimin e qartë të subjektit zgjedhor që ka përgatitur materialin për pasqyrimin e fushatës zgjedhore, si dhe garanton paanshmërinë nga ana e operatorëve radiotelevizivë privat në pasqyrimin e fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore.
Të gjithë jemi koshient se jo të gjitha mediat kanë kapacitete dhe mundësi për të ndjekur çdo aktivitet të çdo partie politike dhe vendimi nr. 503 nuk i përjashton ato media nga mundësia për të transmetuar fushatën zgjedhore të partive politike. Ky vendim i KQZ nuk përjashton as mediat që dëshirojnë dhe kanë kapacitete për të ndjekur çdo aktivitet të të gjitha partive politike.
Të gjithë ata që interpretojnë apo keqinterpretojnë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet ti referohen Kodit Zgjedhor i cili është produkt i konsesusit të forcave politike, të materializuar nga Kuvendi i Shqipëtisë dhe që KQZ ka detyrimin ligjor vetëm për ta zbatuar atë atë nen për nen,-tha Hoxhaj.
Dy ditë më parë shoqatat e gazetarëve protestuan kundër vendimit të cilin e cilësuan si shkelje të lireve të medias.