Protestat në Turqi, përplasjet e para mes grupeve rivale. Vdes polici
Turqi- Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan po kthehet në Turqi nga një turne i huaj, teksa protesta masive kundër politikave të qeverisë së tij vazhdojnë.
Demonstruesit janë mbledhur në Stamboll, Ankara dhe qytete të tjera prej një javë, me thirrje të shumta që kryeministri të dorëhiqet.
Protestat shpërthyen si këpurdhat pasi policia u përpoq të shpërndante me dhunë aktivistët që po mbronin një park në Stamboll nga ndërtimet.
Sakaq një polic turk vdiq nga plagët e marra dje pasi ra nga një urë ndërsa ndiqte demonstruesit në Adana në jug-lindje të vendit. Mustafa Sari kishte rënë nga 5 metra lartësi. Ai po ndiqte një grup të protestuesve antiqeveritarë. Ai vdiq pasi u shtrua në spital.
Tre persona janë vrarë dhe mijëra janë plagosur në trazira. Zoti Erdogan i ka quajtur protestat jodemokratike, por zëvendësi i tij kërkoi falje për dhunën policore dhe u takua me përfaqësuesit e protestuesve nga Sheshin Taksim të Stambollit.
Në portin e Detit të Zi, Rize, një turmë e madhe e mbështetësve të qeverisë sulmoi një grup të vogël të njerëzve protestues, të cilët po mbanin një protestë të mërkurën. Policisë ju desh të ndërhynte për t’i mbrojtur ata.
Kjo duket të jetë përplasja e parë mes grupeve rivale që kurse trazirat filluan.
Para nisjes për në turneun e tij të Afrikës së Veriut të hënën, zoti Erdogan kishte parashikuar se do të merrej me protestat kur të kthehej.
Por në prag të kthimit të tij, policia në Ankara përdori gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve të cilët kishte ngritur barrikada. Konfrontim është raportuar edhe në qytetin e Tunceli.
Plani për të zhvillimin e parkut, i cili është pjesë e Sheshit Taksim, është çështja që ngjalli protestat.
Dorina Bilbili/IDEA/