E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transparenca Rama Gati te zhbllokojme Kuvendin

Opozita eshte e gatshme te zhbllokoje miratimin e ligjive ne Kuvend nese do te behet transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit. Keshtu eshte shprehur kryetari i PS-se Edi Rama ne bashkebisedimin e perjavshem me gazetaret i pyetur per mosvotimin e Gjykates Administrative. Sipas tij mosmiratimi i ligjit ishte e detyruar nga mosmiratimi i rezolutes se opozites per transparencen e zgjedhjeve.

Ne jemi te keqardhur per faktin se e patem te pamundur me kushtet qe jane bere publike. Qendrimi im eshte parimor ne lidhje me parlamentin. Drafti eshte kontestuar me nje te treten nga vete partneret theksoi Rama.

Nderkohe kreu i PS-se Rama ka mohuar akuzat e bera nga deputeti i larguar nga PS-ja Vangjel Tavo per pervetesim te partise. I pyetur nga Ora Nees per deklaratat e Vangjel Tavos Rama ka theksuar se nuk mund te komentoje deklaratat e tij pa u njohur me pare me problemin.

Deputeti Vangjel Tavo ka pasur nje qendrim te shprehur per mosfunksionim e duhur te partise ne Gjirokaster. Por une nuk mund te komentoj deklaratat e tij pasi me pare dua te kem nje mundesi per te sqaruar dhe per ti dhene problemit zgjidhejen e deshiruar theksoi me tej Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›