E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci shpall fitoren. PE Te respektohet ligji per Drenas e Skenderaj

UPDATE- Delegacioni vezhgues i Parlamentit Evropian qe mbikeqyri ecurine e zgjedhjeve te jashtezakonshme parlamentare ne Kosove ka vleresuar se procesi ne pergjithesi ishte organizuar mire dhe se pjesemarrja ne votime sic thuhet inkurajon zhvillimin e demokracise ne vend.

Megjithate akuza serioze per manipulime ne komunen e Skenderajt dhe te Drenasit thuhet se i jane bere te ditura ketij delegacioni. Eurodeputetet u kerkuan institucioneve pergjegjese te ndermarrin masat e nevojshme ligjore per te zgjidhur problemet qe flasin per mashtrime ne keto dy komuna.

Deputetja e Parlamentit Evropian Doris Pack shpjegoiNe u bejme thirrje kosovareve qe te respektojne institucionet dhe kerkoj qe ata tu besojne atyre. Ato do te duhet te tregojne se jane te besueshme.

Eurodepeputetja Ulrike Lunacek nderkaq tha se partite politike duhet tu drejtohen mekanizmave pergjegjes pra Panelit Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa lidhur me pakenaqesite per ecurine e procesit zgjedhor ne dy komunat ne fjale.

shte e rendesishme qe qytetaret dhe partite ti drejtohen fillimisht PZAP-it per ti paraqitur ankesat e tyre. Nese ankesat nuk merren seriozisht ata duhet ta bejne publike dhe kete. Ne do ti degjojme ata nese serish ka probleme dhe nese nuk shqyrtohen ankesat u shpreh Lunacek duke theksuar nevojen qe ndaj keqberesve te merren masat ndeshkuese ne rast se vertetohen parregullsite.

Sipas shifrave te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per pjesemarrjen ne votime ne Skenderaj kane votuar 93.68 e qytetareve ndersa ne komunen e Drenasit kutive te votimit u jane drejtuar 86.94.

Parite politike nder te tjera kane shprehur shqetesimet e tyre lidhur me votime te shumefishta qe sipas tyre kane ndodhur ne keto komuna per shkak te mosfunksionimit te baterive ultravjollce.


Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka shpallur fitoren e Partise Demokratike te Kosoves para publikimit te rezultateve zyrtare te zgjedhjeve te para qe nga shpallja e pavaresise se vendit.

Fitorja eshte e jona u tha Thaci mbeshtetesve te tij ne nje fjalim qe u transmetua ne televizion. Ai tha se kjo ishte fitore e vlerave demokratike.

Partia Demokratike e Kosoves duket se ka arritur me lehtesi ta ruaje primatin ne skenen politike ne vend te cilen e kishte siguruar 3 vjet me pare. Te pakten keshtu te dielen kane treguar rezultatet e para qe jane shpallur nga koalicioni Demokracia ne Veprim dhe nga Exit Polli i organizuar nga instituti Gani Bobi pas zgjedhjeve te jashtezakonshme te se dieles te cilat jane karakterizuar me mjaft incidente dhe parregullsi.

Sipas Demokracise ne Veprim e cila ka shpallur nje rezultat te pjesshem Partia Demokratike e Kosoves prin me 34. 4 per qind te votave e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosoves me 25.36 per qind Levizja Vetevendosje me 11.97 per qind AAK me 10.19 LDD e Nexhat Dacit ka siguruar vetem 2.868 per qind - pak me shume se Fryma e Re me 2.26 dhe Aleanca Kosova e Re me 7.52 per qind. Sipas DVse te gjitha subjektet tjera kane fituar 5.82 per qind te votave.

Demokracia ne Veprim ka bere te ditur se numerimi i votave do te vazhdoje deri ne mengjesin e se henes.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve institucioni kryesor per organizimin e zgjedhjeve ne vend nuk ka arritur te dielen te jape ndonje rezultat. Ky institucion ka njoftuar vetem per perqindjen e daljes se votuesve qe kesaj radhe ka shenuar 47.8 per qind te trupit elektoral.

Por KQZ ka njoftuar se problemet qe jane shfaqur neper vendvotime nuk e demtojne legjitimitetin e ketyre zgjedhjeve.

Pavaresisht rezultateve te pjesshme Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves Hashim Thaci ka shpallur triumfin para simpatizanteve te tij ne Prishtine.

Urime fitorja Kosove urime fitorja demokrate te Kosoves. Fitorja jone eshte referendum i qytetareve per qeverisjen e mire te Kosoves dhe eshte vizion i jone per Kosoven ka thene Thaci.

Kreu i Partise Demokratike te Kosoves dhe aktualisht kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci fitoren e ka shpallur ne oret e vona te mbremjes me menge te pervjela me nje ze nganjehere emocional dhe djerse qe ia kane mbuluar ballin.

Sot foli dhe vendosi qarte vullneti i qytetareve te Kosoves. Sot foli Kosova europiane sot foli Kosova euroatlantike. Zgjedhjet sot ishin edhe referendum per te ardhmen evropiane. Sot folen dhe vendosen europianet me te rinj. Kosova foli qarte dhe njezeri ne e shprehem vullnetin tone per vlerat europiane ka thene Thaci.

Ne fakt zyrtare te larte te PDKse kane folur per fitoren menjehere pasi jane mbyllur vendvotimet dhe ka filluar numerimi i votave.

Gjate kesaj kohe eshte shfaqur edhe nje lufte e ftohte mes PDKse dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves e cila ka kritikuar pohimet e rivaleve per fitore duke thene se eshte LDK ajo qe prin.

Kjo situate eshte reflektuar edhe ne rruget e kryeqytetit mes ithtareve te PDKse dhe LDKse te cilet gati sa nuk jane perplasur.

Ne oret e vona te mbremjes madje eshte dashur edhe nderhyrja e Policise se Kosoves e cila ka hyre ne mes te simpatizanteve te ketyre partive per te shmangur incidentet eventuale. Megjithte thyrje xhamash te lokaleve dhe demtime tjera te vogla ka qene e pamundur te shmangen.

Perfaqesues te partive politike kane polemizuar edhe neper debate televizive duke shfaqur edhe mospajtime per rezultatet qe fillimisht jane prezantuar nga Exit Polli i Gani Bobit.

Pas gjithe kesaj ne nje konference per media eshte paraqitur edhe kryetari i LDKse Isa Mustafa i cili ka kerkuar qe te mos shpallen rezultatet nga partite duke aluduar ne PDKne.

Nuk ka nevoje te presupozojme rezultate. Nuk ka nevoje per asnje tension ka thene Mustafa.

Kreu i LDKse megjithate nuk eshte dukur aq entuziast para mediave por nuk ka pranuar se LDK eshte duke humbur.

Sido qe te jete LDK eshte shfaqur shume kritike per procesin e votimit ne Skenderaj duke kritikuar ashper njoftimet se atje kane votuar 94 per qind e elektoratit.

Zyrtare te kesaj partie kane paralajmeruar ankesa zyrtare per rastin e Skenderajt.

Levizja Vetevendosje e cila sipas te gjitha gjasave do te radhitet ne poziten e trete ka reaguar ne oret e vona me nje konference per media.

Vetevendosje eshte shprehur e inkurajuar per perkrahjen qe ka gjetur.

Jemi te inkurajuar me perkrahjen qe koncepti yne ka gjetur tek qytetaret ne secilin cep te Kosoves kane thene perfaqesuesit e Vetevendosjes Visar Ymeri dhe Besnik Bislimi.
Vetevendosje eshte ankuar edhe per parregullsite gjate dites se votimit.

Per fat te keq ka pasur edhe raste kur eshte nderprere procesi i votimit kur llambat ultravjollce nuk kane funksionuar kur qendrat e votimit nuk kane pasur sprej per gishterinj kur fletevotimet jane shperndare jashte qendrave te votimit dhe jane rikthyer brenda te plotesuara te penalizuar nga komisioneret e disa forcave te tjera qe nuk kane evidentuar por kane plotesuar fletevotime nga komisionere dhe militante qe kane kercenuar vezhguesit tane jane shprehur ata.

Zyrtare te Aleances per Ardhmerine e Kosoves gjate se dieles kane prezantua ankesat e tyre.

Ata kane goditur sidomos rezultatin qe eshte prezantuar nga Exit Polli.

Rezultati i Exit Pollit te prganizates Gani Bobi eshte tendence per manipulim me voten e lire dhe njekohesisht veprim qe nuk kontribuon aspak ne mbarevajtjen e procesit zgjedhor te lire dhe demokratik. AAK konsideron se ky rezultat pervec qe eshte joserioz dhe jokredibil ka per synim te krijoje rremuje dhe mjegull tek qytetaret dhe hapesire per manipulim te votave gjate procesit te numerimit ka vleresuar AAK.

Megjithate kjo parti nuk ka shfaqur ndonje reagim pasi Demokracia ne Veprim ka publikuar rezultatet.

Reagime me te ashpra kane ardhur nga Koalicioni per Kosoven e Re. I deshperuar me rezultatin eshte shfaqur sidomos Muhamet Mustafa i cili madje nuk ka kursyer as arrogancen.

Nenpresidentja e AKRse Mimoza Kusari nderkaq ka prezantuar nje rezultat te kesaj partie per zgjedhjet.

Kusari ka thene se nga te dhenat e grumbulluara ne terren del se partia e Behgjet Pacollit e arrin dhjeteperqindeshin. Per kete shifer ajo ka thene se nuk eshte e sakte per faktin se ende nuk jane numeruar as gjysma e votave.

Kusari-Lila iu ka bere thirrje partive politike te mos e shpallin fitoren ende pa dale asnje rezultat nga institucionet kompetente.

Asnje force politike nuk duhet te ngutet te kremtoje fitore pa u numeruar as gjysma e votave ka thene Kusari-Lila.

Demokracia ne Veprim
Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia ne Veprim ka publikuar rezultatet nga 31.7 per qind te vendvotimeve te numeruara sipas te cilave PDK ka dale partia e pare me 34.4 per qind. Ne vendin e dyte renditet LDK me 25.36 per qind Vetevendosje ka fituar 11.97 per qind AAK 10.19 perqind Koalicioni per Kosoven e Re 7.52 per qind LDD 2.86 per qind FER 2.26 per qind dhe te tjerat 5.82 per qind.

Ismet Kryeziu udheheqes i Demokracise ne Veprim ka thene ne nje konference per media se rezultatet preliminare jane nga 724 qendra votimi ose 317 per qind.

Votuan 47.8

Pas mbylljes se gjitha vendvotimeve KQZ ne nje konference per media kane konfirmuar se ne zgjedhjet e jashtezakonshme kane votuar 47.80 per qind e votuesve ose 779 mije e 401 qytetare.

Kryetarja e KQZse Valdete Daka ka thene se ne zgjedhje nuk ka pasur parregullsi te cilat mund te rrezikojne seriozisht legjitimitetin e procesit zgjedhor.

Nuk kemi informata qe ndonje parregullsi do ta demtonte kete proces ka thene Daka duke shtuar se vend votimet jane hapur dhe mbyllur me kohe.

Votimet sipas komunave Decan 43.43 perqind Gjakove 40.13 Drenas 86.94 Gjilan 48.46 Dragash 37.41 Istog 40.75 Kacanik 49.87 Kline 43.74 Fushe Kosove 37.01 Kamenice 37.03 Mitrovice 37.03 Leposaviqi 1.51 perqind Lipjan 54.28 Novoberde 50.32 Kastriot 46.56 Rahovec 46.21 Peje 42.56 Podujeve 49.02 Prishtine 55.02 Prizren 44.33 Skenderaj 93.68 Shtime 49.78 Shterpce 43.55 Suhareke 46.84 Ferizaj 44.52 Viti 44 Vushtrri 46.60 Zubin Potok 6.27 Zvecan 1.82 Malisheve 51.73 Junik 41.40 Mamushe 65.36 Hani i Elezit 49.74 Gracanice 41.38 Ranillug 33.62 Partesh 50.80 dhe ne Kllokot 46.64 per qind.

Ne zgjedhjet e para parlamentare pas shpalljes se pavaresise se Kosoves te drejte vote kane pasur me shume se 1.6 milione qytetare.

Rezultatet sipas Exit Pollit

Qendra per Studime Humanistike Gani Bobi ka publikuar Exit Poll per zgjedhjet e se dieles. Sipas kesaj organizate partia e pare ka dale PDK me 31 per qind LDK me 25 per qind Vetevendosje me 16 per qind AAK 12.5 AKR 6.5 FER 4.5 dhe LDD 2.5 per qind.

Ne kete Exit Poll kane marre pjese rreth 2 mije persona te cilet jane pergjigjur se per kend kane votuar.

Sipas Shkelzen Maliqit udheheqes i ketij hulumtimi rezultatet ne fjale mund te ndryshojne pasi eshte vetem nje projeksion i bazuar ne deklarimet e personave qe kane votuar gjate dites.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›