E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transparenca e zjedhjeve, Berisha: Rama, mos bej gabimfatal Rozeta Rapushi



Transparence per votat e 23 qershorit, ne te kunder Partia Demokratike nuk do te njohe asnje rezultat, asnje pushtet te dale nga keto votime. Keshtu u shpreh dje Kryeministri Sali Berisha, duke i bere thirrje kreut socialist, Edi Rama qe te mos beje gabimin fatal per te bllokuar numerimin e votave. “Sali Berisha ka njohur rezultatin sic u shpall fillimisht. Sali Berisha do te njohe cdo rezultat qe del nga numerimi i ndershem i votave. Ta dije mire se nuk do te gezoje kurre nje pushtet te dale nga falsifikimi dhe mashtrimi i votes. Ai nuk mund te jete kurre Kryeminister qe me nje thes votash te vjedhura te perfaqesoje Shqiperine, ne Shqiperi, ne Evrope dhe ne bote. Thirrja eshte nje dhe vetem nje, te numerohet cdo vote dhe une absolutisht te respektoj njelloj si ate qe eshte pro dhe ajo qe eshte kunder”, - theksoi Berisha. Ai permendi se PD-ja dhe ai ne krye te kesaj partie, pranoi rezultatin e zgjedhjeve dite me pare apriori, pa certifikimin nga KQZ-ja dhe Gjykatat. Kjo sipas Berishes tregon kulturen demokratike. “Por pastaj nese dikush do diktat, mendon te na diktoje me pushtetin e mashtrimit dhe te votes se vjedhur ne do te perdorim te gjitha mjetet, per ti dale zot votes se qytetarit. E verteta eshte, per te mos pasur frike, per te nxjerre para qytetareve te verteten”, - vijoi Kryeministri. Ai shtoi se cdo flete votimi te rinumerohet dhe asgje te mos qendroje mbi krimin, drogen dhe kartelin e saj. “Ajo qe ne pame ne 14 qendrat e Lezhes eshte fytyra me e shemtuar ne zgjedhjet e 23 viteve te fundit. Ka qene “Dushku”, por “Dushku” ishte nje teknikalitet amoral, kurse kjo eshte nje vjedhje manuale me duar te pista, me pare te pista, me qyte revolveri dhe me te gjitha mjetet. Eshte ne interesin me te mire te Kryeministrit te ardhshem, eshte ne interesin me te mire te cdo qytetari qe te bejne kete transparence per ndryshe. Partia Demokratike nuk do te njohe kurre pushtet te dale nga vota e vjedhur”, - beri te qarte Berisha. Duke ju pergjigjur pyetjes se ka pasur edhe komisionere te PD-se qe kane qene ne procesin e zgjedhjeve, Berisha tha se midis atij qe vjedh dhe asiston, me i lig eshte ai qe asiston dhe nuk ka diskutim dhe ligji do te veproje. Por, sipas Kryeministrit, ai qe kerkon te bllokoje dhe te maskoje vjedhesin dhe asistentin ai del dy here i pafytyre. “Ndaj dhe une kerkoj te mos provokohet Partia Demokratike. Kerkoj qe mbi bazen e fakteve te gjetura te vazhdoje rinumerimi, te jete vete z. Rama i cili ka bertitur shesheve te Shqiperise, vite me radhe,te hape kutite jashte te gjitha afateve. Keto jane te gjitha ne afat dhe tani rend ne Gjykate per ta bllokuar rinumerimin. Rend ne Gjykate, shikojeni. Rend ne Gjykate se e di qe thesi i votave te vjedhura do te shnderrohet ne mullarin e votave te vjedhura. Une i them te vendose interesin e vendit te parin”, - vijoi dje Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›