Ludovik Tunaj, shqiptari që zbukuron yjet e Hollywood-it
Ludovik Tunaj, i lindur më 10.09.1983 në Kosovë, është kthyer me vitet në një prej emrave më të lakmuar në botën e yjeve të Hollywood-it… Jo për shkak të ndonjë roli në filma, as të ndonjë kënge hit. Djaloshi simpatik nga Kosova, është ai që kujdeset për imazhin e disa prej personazheve më të njohura në showbiz-in ndërkombëtar, duke u shndërruar kështu edhe në një mik për ta. Sekretet e punës me VIP-at ai i ndan në këtë intervistë të veçantë për “Summer Pages”, të cilën ju ftojmë ta lexoni edhe ju.
Kush është Ludovik Tunaj, për të gjithë ata që nuk e njohin?
Unë jam lindur dhe rritur në Kosovë, me plot pasione dhe ëndrra si çdo fëmijë. Aktualisht punoj në një firmë shumë të famshme si “Chopard”, e cila njihet në mbarë botën për punimin e arit dhe diamantit… Kam fatin që duke punuar në një firmë të tillë, të takoj çdo ditë personazhe të famshme të Hollywood-it.
Kur je larguar nga Kosova?
Jam larguar nga Kosova në moshë të re dhe prej 26 vitesh jetoj në Zvicër.
Prej sa kohësh punon stilist i flokëve dhe grimier?
E kam nisur në moshë fare të re. Ky profesion ka qenë një ndër pasionet e mia të hershme dhe e bëj me shumë vullnet.
Sa e vështirë ishte të përfundoje mes yjeve të Hollywood-it?
Ëndrra ime e kahershme ka qenë që të specializohesha në këtë fushë dhe unë e arrita këtë gjë me një shkathtësi të lartë dhe me shkollimin adekuat… Vetëm falë përkushtimit të madh ia dola që të punoja me yjet e Hollywood-it…
Ç’marrëdhënie ke me ta, a janë ndopak tekanjozë?
Kam marrëdhënie shumë të mira. Shoqëria dhe komunikimi me yjet e Hollywood-it është i rëndësishëm në punën time dhe ata janë vërtet shumë të sjellshëm dhe miqësorë.
Me cilin prej tyre shkon më mirë? Ke ndonjë prej tyre shok/shoqe?
Unë kam kontakte të vazhdueshme me Chris Brown, Paris Hiltonin, Bar Refaelin dhe Eva Longorian. Jam shumë i lumtur që kam shoqëri me yje të artit botëror. Më respektojnë shumë dhe unë po aq. Shpenzoj kohë me to…
Chris Brown dhe Paris Hilton janë shfaqur me flamurin kombëtar në fotot përkrah teje… Sa të vështirë e ke pasur t’i bindësh ata për këtë?
Është obligim i çdo shqiptari që të punojë dhe të kontribuojë për atdheun e vet në cilëndo formë, dhe unë me një përkushtim dhe vullnet të madh jam munduar që përmes kësaj forme ta bëj sa më të njohur vendin tim, Kosovën dhe Shqipërinë. Natyrisht që nuk ka qenë e lehtë, por falë komunikimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm, ia kam dalë që yje me famë ndërkombëtare të mbajnë flamurin shqiptar në evenimente të rëndësishme. Fotot e Chris Brown edhe Paris Hilton me flamurin kombëtar në dorë, nuk mund ta imagjinoni se sa miliona njerëz i kanë parë. Kjo është shumë madhështore dhe unë ndihem shumë krenar që munda të kontribuoj për kombin tim…
Çfarë dinë ata për Shqipërinë?
Ata çdo ditë e më shumë kërkojnë të dinë për historinë dhe traditat tona, pasi deri tani janë njohur me një pjesë shumë të vogël të Shqipërisë.
Po personazhe shqiptare, ke takuar në eventet glamuroze ku merr pjesë?
Ka raste të tilla kur takoj personazhe të rëndësishme shqiptare, por jo shumë shpesh. Unë kam shumë miq dhe shokë shqiptarë dhe dua të veçoj aktivistin për të drejtat e njeriut dhe përkrahësin e botës së artit në Kosovë. Kur isha për “1 kafe me Labin” (emision televiziv), edhe në “Videofest” në Kosovë, u njoha me shumë VIP-a shqiptarë...
Ke lyer ndonjë prej VIP-ave shqiptarë?
Nuk më ka rënë rasti.
Si të duken VIP-at shqiptarë në pamje?
Mendoj se shumë prej tyre e ekzagjerojnë me pamjen… Shëmtohen me zor. Ngarkohen aq shumë, sa u humbet bukuria dhe natyraliteti.
Cili prej tyre të pëlqen më shumë?
Do të veçoja Diana Avdiun, “Miss Kosova”. Është e bukur dhe elegante, aspak vulgare. Mund të ishte shumë mirë fytyrë e “Chopard”.
Të kërkojnë VIP-at e Hollywood-it, të shkosh t’i rregullosh Në shtëpi privatisht?
Po, ka pasur raste të tilla. Personazhe si, Eva Longoria, Monica Belluçi, Madonna apo edhe Paris Hilton, kur vijnë në Zvicër kërkojnë që t’i zbukuroj unë, sepse kanë punuar edhe më parë me mua dhe kanë fituar besim.
A të paguajnë mirë ata?
Po, shumë mirë. Firma “Chopard” është një firmë e fuqishme dhe është forcë e madhe për mua.
(e.m/BalkanWeb)