Rinumërimi që zbuloi vjedhjen e votave të PD, Kolegji mbështet PS
Kolegji Zgjedhor pranon kerkesen e Partise Socialiste, per te shpallur nul, te pavlefshem vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per rinumerim te votave ne Qarkun e Lezhes. Pasi degjoi pretendimet e paleve, trupa gjyqesore e Kolegjit Zgjedhor vendosi te quaje te drejte ankesen e PS-se, duke u shprehur keshtu, se rinumerimi per kete qark eshte i paligjshem. Menjehere pas dhenies se vendimit nga Kolegji Zgjedhor, nensekretari per ceshtjet zgjedhore te PS-se, Koli Bele u shpreh se ndryshe nga KQZ, Kolegji Zgjedhor e lexoi ligjin ashtu sic eshte shkruar. “E rendesishme eshte qe kolegji e lexoi ligjin ashtu sic eshte shkruar, konstatoi qe veprimtaria e KQZ per rinumerimin ka qene haptazi ne kundershtim me ligjin. KQZ e ka futur kete proces ne nje qorrsokak qe fatmiresisht Kolegji e zgjidhi”, - u shpreh dje, Bele. Sipas tij, nuk ka nevoje te jesh jurist, per te kuptuar qe nje mbledhje qe u nis ne menyre te pavlefshme, e urdheruar politikisht e futi procesin ne nje qorrsokak dhe Kolegji Zgjedhor e zgjidhi, duke rikthyer ligjshmerine. “KQZ nuk kishte tager, ta niste kete proces, per me teper as te vijonte me Qarkun Shkoder”, - tha Bele, duke theksuar se PS kerkon po nga kolegji qe te shpalle te pavlefshem edhe rinumerimin e votave ne Qarkun Shkoder. Nderkohe qe eksperti per ceshtjet zgjedhore i PD-se, Oerd Bylykbashi e cilesoi vendimin si te “nje vendim te paprecedent ne historik dhjetevjecar te funksionimit te Kolegjit Zgjedhor”. “Ky eshte nje vendim i Gjykates dhe jane ne te drejten e tyre, por une mund te them se ai eshte nje vendim qe minon rrenjesisht procesin ankimor i iniciuar nga KQZ-ja, sepse anulon mundesite e cdo pale ankimore, jo vetem te partive te medha, por edhe te partive te vogla, qe ne kushtet e nje bojkoti politik te bie e pamundur te besh nje kerkese ankimore dhe ajo te marre nje trajtim efikas nga ana e KQZ-se”,- u shpreh Bylykbashi. Sipas tij, nje vendim i tille ne te ardhmen do te beje qe te reflektojne legjislatoret qe te bejne zgjidhje rruge te tjera ne menyre te gjejne rruge te tjera dhe zgjidhje te tjera ketij handikapi te madh qe i ka shkaktuar vendimi i sotshem i Kolegjit Zgjedhor. Ai shtoi se ne Lezhe u faktua qe PS-ja ka vjedhur votat dhe se PD po pergatit nje kerkese te re ankimore. “Vjedhje e hapur e 1200 votave eshte bere nga PS ne Qarkun Lezhe, i ka vjedhur nje mandat PD. Por nuk mbyllet ketu, duke anuluar shkallen ankimore, praktikisht kjo ankese do vije ne nje forme tjeter. Ne te gjithe e dime, ujku ishte aty dhe nuk ka nevoje te kerkohen gjurme te tjera”, - siguroi Bylykbashi.
Kolegji, sot vendim dhe per rinumerimin ne Shkoder
Kolegji Zgjedhor do te shprehet edhe per procesin e rinumerimit te te gjitha kutive te votimit ne Qarkun e Shkodres, nje proces qe po vijon te kryhet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. PS pas ankimimit per Qarkun e Lezhes dhe fitoren per te anuluar kete proces, u ankua dje po ne Kolegjin Zgjedhor per Qarkun e Shkodres ne menyre qe ky institucion te shpalle te pavlefshem edhe procesin e rinumerimit te votave per kete qark. Ankesa e PS-se u bazua ne kuorumin e KQZ-se. Sipas kesaj force politike, KQZ nuk ka kuorumin e domosdoshem te pese votave per te ndermarre vendime te tilla.