Transparenca vetëm nga komisioni hetimor
06/04/2010 Kryeministri nuk heq dorë nga hetimi i zgjedhjeve prej organeve parlamentare
Berisha vlerëson se protestat e opozitës janë e drejtë e patjetërsueshme e tyre
Kryeministri Sali Berisha duket se nuk ka hequr dorë nga bërja e transparencës së zgjedhjeve përmes komisionit të posaçëm hetimor të ngritur nga Parlamenti. Shefi i ekzekutivit ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij estonez Andrus Ansip se vendimi i marrë në seancën plenare të 19 marsit nuk mund të diskutohet për të gjithë ata që kanë dëshirë dhe vullnetin e mirë për të ndërmarrë një hetim serioz të zgjedhjeve. “Për sa i përket qëndrimit të opozitës unë mund të theksoj se vendimi i Parlamentit për komisionin parlamentar për transparencë të plotë për çdo gjë tjetër përveç çështjeve për të cilat ka vendime gjykatash është i parefuzueshëm për të gjithë ata që dëshirojnë transparencë”, - ka deklaruar kryeministri Berisha. Ky është reagimi i parë pas shumë ditësh i kreut të qeverisë mbi këtë çështje delikate, e cila ka shkaktuar ngërçin shumëmujor politik në vend. Deklarata e kryeministrit, përmes së cilës mbështetet funksionimi i komisionit hetimor, vjen pasi ishte hedhur një ofertë që mund të kompensonte refuzimin e opozitës për të marrë pjesë në këtë komision. Berisha rreth 10 ditë më parë tha se hetimi i zgjedhjeve mund të kryhet nga 100 prokurorë të pavarur. Për gjithë këtë punë qeveria do të vinte në dispozicion një buxhet të veçantë. Kreu i qeverisë e ndërmori këtë hap me mendimin se ishte një mundësi konkrete për të gjetur gjuhën e përbashkët me opozitë, me qëllim kapërcimin e kësaj situate konfliktuale politike. Por opozita ka hedhur poshtë çdo ofertë të kryeministrit, duke u treguar stoike në qëndrimin e saj për transparencë të plotë të zgjedhjeve përmes hapjes së kutive të votimit. Duke parë refuzimin e mazhorancës, opozita ka rinisur protestat. “Protesta janë një e drejtë e patjetërsueshme e opozitës dhe mbarë qytetarëve të një vendi të lirë, e garantuar me Kushtetutë, me të gjitha rregullat”, - argumentoi Berisha.
Votimi elektronik
Votimi elektronik tashmë është një proces më se normal në Estoni. Kreu i qeverisë estoneze ka thënë se një gjë e tillë mund të bëhet edhe në Shqipëri, duke mënjanuar një herë e mirë pretendimet për manipulime të mundshme. Kryeministri Andrus Ansip tha se votimet në mënyrë elektronike realizohen që prej vitit 2005. “Në Estoni njerëzit i besojnë shumë sistemit elektronik të votimit, askush te ne nuk kërkon rinumërim. Kur ne i besojmë paratë tona, që lëvizin nëpërmjet internetit, atëherë pse të mos kemi besim edhe te vota e hedhur nëpërmjet internetit?” - tha ai. Ky sugjerim duket se u prit mirë nga kryeministri Berisha. “Jam plotësisht në favor të tij. Do të propozoja që anëtarë të komisionit të reformës zgjedhore të bëjnë një vizitë në Estoni dhe të shohin gjithë praktikën që është përdorur nga ky vend për zgjedhje elektronike”, - tha Berisha.
Bashkëpunimi dypalësh
Kryeministri estonez Andrus Ansip ka theksuar se vendi i tij dhe Shqipëria mund të bashkëpunojnë në fushën e teknologjisë dhe informacionit, duke marrë në konsideratë zhvillimin e tyre në Estoni. “Në Estoni është diçka mjaft e zakonshme për ne që të përdorim zgjidhje të shumëllojshme elektronike në të gjitha fushat”, - tha Ansip, duke rekomanduar zhvillimin e këtij sektori edhe në Shqipëri. Kryeministri Berisha kërkoi bashkëpunim më ngushtë me qeverinë estoneze në këtë fushë. Por është rënë dakord që bashkëpunimi mes dy vendeve të shtrihet edhe në krijimin e hapësirave më të mëdha për zhvillimin intensiv të marrëdhënieve ekonomike, kulturore, ushtarake. Gjatë takimit u firmos marrëveshja dypalëshe për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat.
Proceset integruese
Estonia do të japë mbështetjen e saj politike në funksion të përshpejtimit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kryeministri estonez Andrus Ansip ka deklaruar se qeveria e tij do të përcjellë përvojën e saj tek ekspertët shqiptarë. “Ka rëndësi që të vë në dukje se Estonia është mbështetës i fortë i zgjerimit të mëtejshëm Bashkimit Evropian. Do të duhet pak kohë, por shpresoj që ne të jemi së bashku në BE. Estonia mbështet liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Liberalizimi i vizave është një fushë ku blloqet nuk janë më të rëndësishme sesa mënyra e kryerjes së punës. E di që në Shqipëri keni bërë përpjekje të lavdërueshme për sa i përket plotësimit të disa kushteve, siç janë pasaportat biometrike, kartat e identitetit dhe me siguri që do të arrini aty. Liberalizimi i vizave nuk do të bëhet nga mënyra se si do ta bëjnë këtë punë vendet e tjera”, - ka thënë ai.