E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungojnë katër avokatë, shtyhet sërish Gërdeci

06/04/2010 Gjyqi “çalaman” ende në nisje

TIRANË-Ylli Pinari, drejtori i MEICO-s për herë të parë paraqitet në sallën e gjyqit, por gjithçka u shty. Madje ai ishte përgatitur për të bërë deklarime, në lidhje me të gjitha pretendimet që ka për faktet e paraqitura në seancë deri në këto momente. Por edhe pse erdhi në sallën e gjyqit, Pinari u përball me shtyrjen e seancës gjyqësore për ditën e premte. Gjyqtari Ridvan Hado bëri verifikimin e palëve dhe konstatoi se nuk ishin të pranishëm katër avokat mbrojtës. Maksim Haxhia debatoi duke deklaruar se avokatët mund të zëvendësoheshin nga të pranishmit, pa pasur edhe konflikt interesi. Por kërkesa e Haxhisë nuk u pranua. Kryesuesi i procesit u shpreh se avokatët duhet të jenë të pranishëm në sallë, pasi kanë marrë njoftimin për orën dhe datën e zhvillimit të gjyqit. 29 të pandehur janë në këtë proces. Pjesa më e madh e tyre janë ushtarak. Ndërkohë që në këto momente janë duke dhënë dëshmitë e tyre ish-ushtarakë që kanë shërbyer si roje private në repartin e Gërdecit. Seancat e fundit, emri i Ylli Pinarit ishte lakuar shumë nga dëshmitarët.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›