Transporti hekurudhor i mallrave u ul me 45% deri në shtator

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Transporti hekurudhor i mallrave ka shënuar rënie gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT).
Sipas statistikave të transportit hekurudhor, volumi i mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve hekurudhore është 85,9 mijë tonë, duke shënuar ulje me 45%, në krahasim me tremujorin e tretë 2025.
Ndërkohë, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në mijë ton-km rezultoi 2984 nga 4867 mijë ton-km që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u ulur me 38,7%.
Rrjeti hekurudhor në shfrytëzim në Shqipëri është 253 kilometra dhe përfshin linjat Kufi–Gjorm me gjatësi 93 km, Durrës–Elbasan 76 km, Rrogozhinë–Fier 49 km dhe Fier–Vlorë 35 km.
Sipas klasifikimit të mallrave, pjesën kryesore të transportit hekurudhor në tremujorin e tertë të vitit 2026 e zënë qymyri dhe linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror me 98,3%.
Ndërsa kategoria e lëndëve të para të ricikluara, mbetjeve të ngurta bashkiake dhe mbeturinave të tjera zënë 1,7%.
/m.m/j.p/r.e/