E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizatat petecion publik:Respektoni të drejtat e homoseksualëve

Organizat joqeveriatare në një peticion publik kundër dhunës dhe për të drejtat e njeriut në Shqipëri bëjnë thirrje për respektimin e të drejtave të njeriut në lidhje me homoseksualitetin. Në këtë peticion publik organizat theksojnë se duhet të refuzohet urrejtja, intoleranca dhe dhuna ndaj homoseksualëve. Ato duke marrë shkak për zhvillimet e fundit në lidhje me homoseksualitetin theksojnë se menjëherë pas deklarimit të Klodit në një shoë një numër i vogël qytetarësh në Lezhë dolën në rrugë për të protestuar duke përdorur fjalime me përmbajtje urrejtjeje gjë që sipas tyre nuk janë të pranueshme në një shoqëri që vlerëson jetën njerëzore.
"Këto ngjarje shënojnë një hap prapa po të mbajmë parasysh që vetëm pak ditë më parë hyri në fuqi ligji kundër diskriminimit. I hartuar prej aktorëve të shoqërisë civile, ligji mbron kundër çdo lloj diskriminimi me bazë "gjinore, racore, ngjyra, etnia, gjuha, identiteti gjinor, orientimi seksual, bindjet politike dhe fetare". Për fat të keq, dita e hyrjes në fuqi të ligjit më 12 mars 2010 u shënua nga një protestë që nxiti dhunë për shkak të orientimit seksual" thuhet në peticionin publik të organizatave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›