E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transporti publik, Ibrahimi: Janë vendosur 109 gjoba

Nga të 10-të linjat urbane që janë në Tiranë, janë konstatuar problem me vonesat, infrasturkurën e dobët, sjelljet jo etike ndaj qytetarve dhe mungesën e uniformave të fatorionve apo drejtuesit e mjeteve. Ky ka qenë përfundimi i pare nga Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit nga një inspektim i bërë në shoqërite e transportit publik. Geron Ibrahimi, drejtori i kësaj agjensie në Bashkinë e Tiranës tha se deri tani janë vendosur 109 gjoba ndaj linjave urbane.
Në shoqëritë e transportit publik është dhënë vendimi i bashkisë për të plotësuar kushtet e punës, në të kundërt nëse gjendja do të jetë kështu, do të vazhdohet me penalitetet deri në heqjen e liçensave të tyre.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›