E Diel, 1 Nëntor 2026

Në 10 muaj 100 vrasje, rrite bilanci i krimeve

Një shifër e frikshme është ajo e vrasjeve nëse do të llogarisim që ende nuk ka përfunduar viti 2011. Që nga muaji janar e deri më sot numërohen në blloqet e policisë së shtetit 100 vrasje. Një shifër e lartë nëse kjo do të krahasohet me vitet që janë lënë pas. Është thënë edhe stër thënë nga drejtues të policisë së shtetit se duhet të ulët numri i vrasjeve ky premtim nuk është mbajtur nga ata. Madje edhe Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj në 13 korrik 2011 ka vënë theksin se sezoni veror që kaluam do të ishte mjaft i qetë, por ky premtim hidhet posht nëse do të shohim shifrat të cilat janë realiste.
Ndërkohë që vetëm në muajt korrik, gusht janë shënuar 32 të vrarë, duke mos përfshirë këtu muajin shtator i cili ka pasur edhe vrasje të bujshme, sic është ekzekutimi me tritol i gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Gjithashtu në këtë vit ka shënuar një kurbë rritje krimi në familje si dhe vrasjet për pronat, apo edhe grindjet e castiti nuk janë lënë pas. Përveç armëve të zjarrit, në vrasje është perdorur edhe lenda eksplozive ku oficerët e policisë gjyqesore kanë të vështirë zbardhjen e këtyre vrasjeve, pasi lënda plasese nuk të lë mundesi për të marr shumë prova. Por ndërsa jemi në mes të muajit tetor, ajo që duket tashmë është numri 100 i vrasjeve, ku edhe pse policia ka arritur të gjej autorin, kur shënohet krim brenda familjes, vrasjet e bujshme mbetet enigma.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›