E Diel, 1 Nëntor 2026

Transportonin 2500 fidanë kanabisi, dy të arrestuar në Shkodër

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kutitë”, duke goditur në fazën fillestare një tentativë për kultivimin e bimëve narkotike. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 2500 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa dhe një furgon.

Sipas Policisë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan pranë fshatit Hajmel një furgon me ngarkesë të dyshimtë. Automjeti u ndoq deri në Vaun e Dejës, ku u ndalua për kontroll.

Gjatë kontrollit në furgon u gjetën disa kuti kartoni me kubikë, ku ndodheshin 2500 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të cilët dyshohet se do të përdoreshin për kultivim.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë S. L., 23 vjeç, banues në Shkodër, dhe N. P., 29 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, të dyshuar për transportimin e fidanëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›