E Diel, 1 Nëntor 2026

Transportonin ndihma drejt Gaza-s. Izraeli sulm flotes turke, 20 viktima

Te pakten 15 persona kane humur jeten dhe rreth tridhjete te tjere kane mbetur te plagosur, kur njesi te marines izraelite kane sulmuar nje embarkacion turk te «Freedom Flotilla», misione te organizatave jo qeveritare nderkombetare te nisura nje dite me pare nga porti i Qipros me ndihma humanitare per palestinezet ne Gaza, ka bere te ditur keshtu televizioni izraelit.

Sipas burimeve turke sulmet kunder flotes turke kane qene te shumte ne numer. Nder te plagosurit, shumica e te cileve jane trasportuar ne spital per te marre ndihmen e shpejte eshte dhe komandanti i flotes.

Nderkohe qe ne Siri, tete grupe palestinezesh me baze ne Damasco i kane kerkuar shteteve arabe dhe muslimane tI japin mbeshtetje nismes se flotes dhe kane paralajmeruar Izraelin te shmange cdo veprim per ta penguar ate.

Per te arritur ne bazen e palestinezeve, 6 anijet, me ne bord 700 persona, duhet me pare te kalojne bllokaden e Izraeliteve. Sipas qeverise se shtetit hebre, imbarkacionet e «Freedom Flotilla», te drejtuara drejt rripit te Gazes nuk jane gje tjeter vecse nje provokim nga ana e tyre. «Kemi synimin per te arritur ne rripin e Gazes, pavaresisht kercenbimeve me dhune qe kemi marre nga ana e Izraelit», ka bere te ditur nje prej organizatoreve te «Freedom Flotilla».

Me heret Izraeli kishte kërcënuar vazhdimisht që anijet do të ndalohen në rast nevoje më dhunë. Në bord janë rreth 10.000 tonë mallra, në mesin e të cilave materiale për shtëpi si dhe 500 karrike me rrota për invalidë si dhe pajisje të tjera mjeksore.

Qysh prej marrjes së pushtetit nga Hamasi në 2007 në Rripin e Gazës, Izraeli mban në fuqi një bllokadë të ashpër të territorit.

Adela Zeza < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›