E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti gjerman, Horst Këler jep dorëheqjen

Presidenti federal gjerman Horst Këler jep dorëheqjen nga posti i tij. Shkak kanë qenë deklaratat e tij të diskutueshme mbi Afganistanin. Akuza se ai kishte përkrahur angazhime antikushtetuese të ushtrisë gjermane për të siguruar interesat ekonomike është tërësisht e papërligjur, tha Kohler sot në Berlin. Sipas presidentit, këtu mungon respekti i domosdoshëm kundrejt postit më të lartë shtetëror. Gjatë leximit të deklaratës së shkurtër ku njoftonte largimin e tij nga posti i kreut të shtetit, presidenti i kishte sytë me lotë dhe i iku pjesërisht zëri.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›